Java e dytë e trajnimit e organizuar nga AZGj-ja
Apr 22, 2026
Java e dytë e trajnimit e organizuar nga AZGj-ja Тrajnimi i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës vazhdoi edhe këtë javë me sesionin e dytë, ku ligjërues ishte profesori Berton Sulejmani. Tema e tij, “Përkthimi letrar”, solli një perspektivë të re mbi artin e përkthimit dhe rolin e tij në pasurimin e kulturës. Gjatë ligjëratës, u theksuan dilemat krijuese me të cilat përballen përkthyesit kur bartin veprat letrare nga një gjuhë në tjetrën, si dhe rëndësia e ruajtjes së stilit dhe atmosferës origjinale. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të frytshme, duke ndarë përvoja dhe duke reflektuar mbi praktikat më të mira në këtë fushë. Ky trajnim është pjesë e angazhimit të Agjencisë për të fuqizuar përkthyesit, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe në avancimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve zyrtare në institucionet publike.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email