UNT dhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës shënojnë Ditën e Alfabetit me Akademi Solemne në Shkup Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) në Shkup
Nov 21, 2025
UNT dhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës shënojnë Ditën e Alfabetit me Akademi Solemne në Shkup Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës dhe Muzeun e Alfabetit në Manastir, organizuan akademi solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si ngjarje me rëndësi thelbësore për kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, theksoi se gjuha dhe alfabeti shqip përbëjnë shtyllën themelore të identitetit, kulturës dhe dijes kombëtare. “Me 22 Nëntorin kujtojmë jo vetëm themelimin e alfabetit, por edhe përkushtimin ndaj vazhdimësisë së gjuhës dhe arsimit shqip”, u shpreh ai. Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Granit Osmani, me këtë rast theksoi rëndësinë dhe punën e vazhdueshme institucionale të Agjencisë në mbrojtjen dhe standardizimin e gjuhës së shkruar: “Agjencia, me ekipin e vet profesional, mbetet e përkushtuar në forcimin e përdorimit korrekt dhe zyrtar të gjuhës shqipe.” Në Akademi gjithashtu morën pjesë personalitete të larta të arsimit, kulturës dhe diplomacisë, përfshirë: z. Lulzim Aliu, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, z. Aldo Kelmenti, diplomat në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në RMV. Zëvendësministri Aliu vlerësoi rolin historik të alfabetit shqip, duke e cilësuar atë si “mjet me të cilin ndërtohen brezat, shkruhet historia dhe zhvillohet kultura”. Fjalimi qendror i Akademisë u mbajt nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, i cili përkujtoi sfidat e intelektualëve shqiptarë për unifikimin e gjuhës së shkruar shqipe dhe rezistencën ndaj pengesave politike, kulturore dhe shoqërore të kohës. Në kuadër të aktiviteteve të ditës u nënshkrua edhe një Memorandum bashkëpunimi trepalësh ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza”, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës dhe Muzeut të Alfabetit në Manastir, duke hapur rrugë për projekte të reja në fushën e gjuhës, kulturës dhe edukimit.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email