
Në AZGj u mbajt debat për gjuhën amtare
Feb 21, 2023
Në kuadër të shënimit të 21 Shkurtit – Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) organizoi një tryezë të rrumbullakët.Në këtë debat morën pjesë krerët e akademive të shkencave të Shqipërisë e të Kosovës, Skënder Gjinushi e Mehmet Kraja.Të ftuar ishin edhe gjuhëtarë të tjerë si, Shaban Sinani, Begzat Baliu, Ali Aliu, Teuta Arifi, Asllan Hamiti, Ismet Osmani, Zeqirja Ibrahimi, Valbona Toska, Aurela Basha, Аjtene Hajdari – Qamili, Mustafa Ibrahimi.Ngjarjen e përshëndeti edhe ish-ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Aziz Pollozhani, ndërkaq rreth shqipes në Diasporë foli, Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën.Debati u zhvilluar rreth temës së standardit të shqipes dhe të zbatimit të gjuhës shqipe. Në fund, drejtori Ylber Sela ndau disa mirënjohje për krerët e akademive dhe kontribuesit e gjuhës.

Përdorimi i gjuhëve nga këndvështrimi krahasues " nga autorët Y. Sela, M. Andeva dhe Ll. Matovski - publikim i ri shkencor në tri gjuhë i botuar nga AZGJ
Feb 20, 2023
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së ka botuar publikimin shkencor në tri gjuhë “Përdorimi i gjuhëve nga këndvështrimi krahasues ”, nga autorët prof. dr. Ylber Sela, prof. dr. Marina Andeva dhe mr. Llazo Matovski.Promovimi i botimeve të fundit (në shqip, maqedonisht dhe anglisht) vjen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, që do të shënohet më 21 shkurt dhe në të cilën tema kryesore do të jetë analiza e politikave gjuhësore të 12 vendeve të përzgjedhura me traditë dhe specifikë shumëgjuhëshe.Të udhëhequr nga të menduarit nëpërmjet qasjes shkencore dhe metodologjike për të treguar kornizën ligjore dhe institucionale që e rregullon përdorimin e gjuhëve në fusha të ndryshme shoqërore në vendet e analizuara, autorët shpresojnë se ato do të jenë të dobishme për lexuesit, ndërkaq janë të disponueshme në faqen zyrtare të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së në shqip, në maqedonisht dhe në anglisht.Autorët e publikimit dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre për bashkëpunëtorët, recensentët, ekipin e ekspertëve nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, të cilët janë përfshirë në përkthimin dhe në lekturimin e publikimit, si dhe për të gjithë faktorët e tjerë që ndihmuan në përgatitjen e tij.

Së shpejti fillon trajnimi i përkthyesve dhe i redaktorëve të institucioneve publike
Feb 20, 2023
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) u mbajt takimi bashkërendues me nëpunësit administrativë të cilët mbulojnë detyrën e përkthyesit apo të redaktorit në institucionet publike.Ata u pritën nga drejtori, Ylber Sela dhe bashkërenduesja e programit të trajnimit, Shpresa Zeqiri Ibrahimi.Me këtë rast, nëpunësit mësuan hollësitë e nevojshme rreth programit të sivjetmë, stafit që do t’i trajnojë dhe kohëzgjatjes së trajnimit.Ndryshe, ky është viti i tretë i trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve që AZGj-ja ua ofron institucioneve publike.

Botime të reja në bibliotekën e AZGJ-së
Dec 22, 2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) sot qëndroi gjuhëtari Asllan Hamiti njëherë edhe bashkëpunëtor e mbështetës i saj dhe kolegu i tij profesor Ismet Osmani.Ata u pritën nga drejtori Ylber Sela dhe të punësuar tjerë të kësaj Agjencie.Me këtë rast, gjuhëtari Hamiti i dhuroi Agjencisë disa botime të tij duke pasuruar bibliotekën e agjencisë.Veprat e këtilla janë mjaft të rëndësishme sepse paraqesin dëshmi të gjuhës, të kulturës e të traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ligji i Përdorimit të Gjuhëve - temë e diskutimit me ministrin Aliti
Dec 15, 2022
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, ka vizituar Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku u takua me ministrin Admirim Aliti.Në takim u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me theks të veçantë në aktet nënligjore, që i përcakton ministri, ndërsa rrjedhin nga kompetenca e Ministrisë.Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për disa gjendje të caktuara, që janë konstatuar në pjesën legjislative, për të cilat është i nevojshëm harmonizimi me ligjin, ndërsa ministri Aliti e shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe ndërmarrje të hapave të nevojshëm në këtë pjesë.Të dyja palët e konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, me angazhime për intensifikimin e komunikimit, me qëllim përshtatjen me detyrimet ligjore dhe krijimin e mundësive për zbatimin konsekuent të ligjit.Shkup, 15.12.2022

Vlerësime për veprën më të re të gjuhëtarit, Mustafa Ibrahimit
Dec 13, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) qëndroi gjuhëtari Mustafa Ibrahimi, njëherë edhe bashkëpunëtor e mbështetës i saj.Ai u prit nga drejtori Ylber Sela dhe të punësuarit e tjerë të kësaj Agjencie.Me këtë rast, gjuhëtari Ibrahimi i dhuroi Agjencisë botimin e tij më të ri “Folklori dhe etnokultura shqiptare e Pelagonisë”.Veprat e këtilla janë mjaft të rëndësishme sepse paraqesin dëshmi të gjuhës, të kulturës e të traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Shkup, 13.12.2022

Politikania Valentina Leskaj vizitoi AZGj-në
Dec 7, 2022
Politikania shqiptare, Valentina Leskaj e shoqëruar nga drejtuesit e Shtëpisë Botuese “Toena”, Fatmir dhe Irena Toçi dhe nga shkrimtarja Diana Çuli, vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj), me ç’rast u pritën nga drejtori Ylber Sela.Vizita e tyre përkonte me promovimin e librit të Valentina Leskajt, “Politika si ide”, që u mbajt në Shkup.Gjatë kësaj vizite, mysafirët u interesuan për punën, sfidat dhe të ardhmen e AZGj-së, për të cilat i informoi drejtori, Ylber Sela.Shkup, 7.12.2022

Takim ndërinstitucional me Agjencinë e Administratës
Dec 7, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela vizitoi Agjencinë e Administratës (AA).Ai u prit nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i AA-së, Spase Gligorov, përkatësisht Agron Seferi.Kjo vizitë u realizua për të parë nga afër zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtilla informuese.Shkup, 7.12.2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori pjesë në aktivitetet e festave të nëntorit në Tiranë
Nov 27, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela mori pjesë aktive në disa manifestime kulturore e shkencore që u zhvilluan në Tiranë me rastin e festave të nëntorit. Kështu, në ekspozitën “Udha e pavarësisë” e cila u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, para të pranishmëve ai foli për nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë nga zona e Strugës dhe e Ohrit.Po ashtu, ai ishte pjesëmarrës edhe në konferencën shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ku foli për rolin dhe angazhimin e AZGj-së në zbatimin e standardit gjuhësor në dokumentet zyrtare në RMV.Krahas kësaj, me një fjalë përshëndetëse, drejtori Sela u paraqit edhe në manifestimin “Shqipja në diasporë” të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe.

Diskutim për shqipen standarde në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Nov 22, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela mori pjesë në debatin e zhvilluar sot në #COD kushtuar shqipes së njësuar, në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.Tema që u trajtua, ishte “Shqipja standarde te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilën folën edhe Valbona Toska, zëvendësdekane në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, Shezai Rrokaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në ASHSH dhe Tomor Plangarica, kërkues shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe profesor i disiplinave gjuhësore dhe letrare në INALCO në Paris.Në përmbyllje të takimit, drejtori Ylber Sela ndau disa çmime mirënjohjeje për kujdesin ndaj gjuhës shqipe dhe për kontributin e dhënë me anë të organizimit të kësaj veprimtarie për Qendrën për Hapje dhe Dialog, sekretarin shkenxor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shabani Sinanin, si dhe Emil Lafen e Gjovalin Shkurtajn.Tiranë, 22.11.2022
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email