Takim ndërinstitucional me Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive
Oct 13, 2026
Një delegacion i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), i kryesuar nga drejtori Granit Osmani, realizuan një takim ndërinstitucional me Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive (MMB), të kryesuar nga ministri Agon Ferati.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme të kompetencave institucionale dhe mundësia e bashkëpunimit dypalësh në fusha të caktuara. Me këtë rast, u debatua edhe për festat e nëntorit dhe aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit.
Palët u dakorduan që të bashkërendojnë aktivitetet edhe me institucionet e tjera, që shënimi i kësaj dite të rëndësishme të bëhet në mënyrë sa më të organizuar dhe gjithëpërfshirëse.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email