Vazhdon me sukses dita e dytë e Konferencës së 8-të Ndërkombëtare në Durrës
May 4, 2026
Ka vijuar sot punimet dita e dytë e Konferencës së 8-të Ndërkombëtare me temë “Formësimi i së Ardhmes: Arsimi dhe Inovacioni në Shoqërinë Digjitale”, e cila po mbahet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Punimet e ditës së dytë u zhvilluan përmes sesioneve paralele shkencore, ku studiues dhe ekspertë nga vende të ndryshme prezantuan punime që trajtojnë sfidat dhe mundësitë e arsimit në epokën digjitale. Diskutimet u fokusuan në qasjet inovative në mësimdhënie, përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim, si dhe zhvillimin e kompetencave gjuhësore në një shoqëri gjithnjë e më të digjitalizuar.
Në këtë konferencë, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës vazhdon pjesëmarrjen aktive si bashkëorganizatore, duke kontribuar në promovimin e politikave gjuhësore dhe avancimin e përdorimit të standardit gjuhësor në kontekstin akademik dhe institucional.
Gjatë ditës së parë të konferencës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e gjuhës, arsimit dhe kërkimit shkencor.
Konferenca përmbylli me sukses punimet e saj, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e arsimit dhe inovacionit në shoqërinë digjitale.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email