Agjencia e Zbatimit të Gjuhës ndau certifikatat e trajnimit për përkthyes

May 6, 2026

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës ndau certifikatat e trajnimit për përkthyes

 

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës ndau sot certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimin për përkthyes, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve gjuhësore dhe profesionale në institucionet shtetërore.

Gjatë ceremonisë solemne përmbyllëse, drejtori i Agjencisë, z. Granit Osmani, së bashku me koordinatoren e trajnimit znj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, ua dorëzuan certifikatat pjesëmarrësve që përfunduan me sukses programin trejavor. Ky akt përfaqëson jo vetëm vlerësimin e përkushtimit individual të përkthyesve, por edhe angazhimin institucional për zbatimin e barabartë dhe dinjitoz të gjuhës shqipe në administratën publike.

Trajnimi, i cili u realizua për të pestin vit me radhë, përfshiu ligjërata nga profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës, duke ofruar njohuri praktike dhe diskutime profesionale që pasurojnë aftësitë e përkthyesve në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.

Kjo përmbyllje e suksesshme dëshmon përkushtimin e Agjencisë për të vazhduar misionin e vet në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe, duke krijuar standarde të reja në komunikimin ndërinstitucional.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk