AZGj-ja përmbylli me sukses trajnimin për përkthyes
Apr 28, 2026
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve për përkthyes, duke organizuar ligjëratën e fundit me temë “Përkthimi administrativ dhe lëshimet më të zakonshme gjuhësore”. Ligjërata u mbajt nga z. Nebi Bilalli, Këshilltar shtetëror i përkthimit në AZGj.
Gjatë prezantimit, z. Bilalli ndau përvojën e tij të gjatë në fushën e përkthimit administrativ, duke paraqitur shembuj konkretë mbi gabimet më të shpeshta gjuhësore dhe mënyrat për shmangien e tyre. Ai theksoi rolin e përkthyesit si garantues i komunikimit të saktë dhe profesional ndërinstitucional.
Ky sesion përmbyllës i ofroi trajnimit një dimension praktik dhe reflektues, duke i pajisur pjesëmarrësit me njohuri të vlefshme për përmirësimin e cilësisë së përkthimit administrativ.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email