AZGj nderon kujtimin e dijetarit të shquar dhe mendimtarit vizionar, Rexhep Qosja.
Apr 23, 2026
Me dhimbje të thellë dhe respekt të lartë, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nderon kujtimin e dijetarit të shquar dhe mendimtarit vizionar, Rexhep Qosja. Ndarja e tij nga jeta lë një zbrazëti të madhe në ndërgjegjen tonë kombëtare dhe kulturore. Si një rojtar i palodhur i fjalës shqipe, vepra e tij monumentale mbetet një udhërrëfyes i përhershëm për gjuhën tonë dhe një dëshmi e fuqisë së mendimit. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe mbarë komunitetit akademik e kulturor. I qoftë i lehtë dheu dhe u trashëgoftë përjetë vepra e tij!
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email