news image
Intervistë për TV 21: Ankesa të shumta për shtrembërimin e shqipes, Sela: Vonesa e formimit të Inspektoratit shkakton pengesa

Çdo ditë vijnë ankesa dhe kërkesa nga institucionet dhe qytetarët për shtrembërimin dhe mospërdorimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Kështu u shpreh drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela. Duke përmendur kompetencat e Agjencisë, Sela tha se edhe pse kanë kaluar 6 muaj që kur ka hyrë ligji në fuqi ende nuk ka ligj për Inspektorat dhe kjo krijon dilema te qytetarët për kompetencat e agjencisë dhe inspektoratit. [embed]https://www.youtube.com/watch?v=nTvwczemxmM[/embed] “Neni 20 e thotë shumë qartë që për monitorimin e zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve, formohet inspektorat për përdormin e gjuhës. Do të ishte e udhës që Inspektorati të krijohet sa më shpejti sepse në bëjmë tani punë të dyfishtë, sepse njerëzit nuk e kanë lexuar ndoshta ligjin dhe kanë dilema dhe drejtohen menjëherë të Agjencia pse nuk është bërë kjo e kështu me radhë dhe ne mandej për t’i mbuluar të gjitha kritikat, dalim dhe bëjmë punë që nuk i kemi në kompetencë tonë”, tha drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela. Sela thotë se ka institucione që nuk shprehin vullnet për zbatimin e ligjit për përdorimit të gjuhëve sepse shfrytëzojnë mungesën e Inspektoratit për inspektim. Ndërsa institucionet ku nuk janë të sigurtë në përkthime t’i drejtohen Agjencisë që t’ju vijë në ndihmë. Po ashtu në vend ka mungesë të kapacitetve se ju drejtohen Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për ndihmë me përkthimet që të mos lejohen gabime të mundshme. “Nga përvoja që kemi pasur deri tani gabimet bëhen nga përkthyes të cilët nuk janë adekuat, pra nuk janë përkthyes të diplomuar. Nga ana tjetër mospërdorimin i gjuhës shqipe si zyrtare ka bërë që njerëzit janë mësuar me atë logjiken me shumë fjalë maqedonase, përkthimi i drejtëpërdrejtë dhe nga ana tjetër ka edhe përkthime që bëhen të qëllimshme të cilët shkaktojnë huti dhe nervozizëm tek qytetarët”, deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për përdorimin e ligjit për gjuhët. Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë e cila është përgjegjëse për përpilimin e ligjit për Inspektorat shtetëror thonë se ligji është në proces të harmonizimit institucional dhe se propozim-ligji është publikuar në ENER në fillim të muajit qershor të këtij viti. Për të ndjekur intervistën e plotë mund të klikoni këtu:   https://www.facebook.com/tv21hd/videos/368365447082698/

Jul 19, 2019
news image
Përfaqësues nga Posta e Maqedonisë së Veriut vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Përfaqësues nga Posta e Maqedonisë së Veriut sot vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës me qëllim për bashkëpunim të ndërsjellë rreth respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga ana e përfaqësuesve të Postës u tha se duke marrë parasysh ndryshimin e fundit të emrit zyrtar të shtetit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë ndryshuar emrin e institucionit. Dhe me miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kuvend, Posta e RMV-së ka marrë masa për zbatimin e tij, duke respektuar rregullat për përkthim të emrit të institucionit, dhe janë në proces të përdorimit të vulave dygjuhësore, në të gjitha vendimet dhe aktet e tjera, si dhe legjislacionet që dalin nga kompetenca e institucionit. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës tha se janë në gatishmëri për këshilla dhe për të ofruar ndihmë në lidhje me miratimin dhe zbatimin e masave që sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare në RMV. Po ashtu, Agjencia ofroi dhënien e rekomandimeve për institucionin për të inkurajuar, mbështetur dhe ofruar zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme strukturore dhe një politikë stimulimi për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga ana e Postës së RMV-së u kërkua të unifikohen nocionet administrative në gjuhën shqipe. Për këtë, Agjencia parasheh bërjen e politikave gjuhësore dhe unifikimin e nocioneve administrative në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe institucione gjegjëse brenda dhe jashtë vendit.

Jul 10, 2019
Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk