Vizitë pune në Gazetën Zyrtare

Oct 4, 2019

Vizitë pune në Gazetën Zyrtare
Në kuadër të vizitave të punës që po i bën Agjencia për Zbatimin e Ligjit të Gjuhës, një takim të ngjashëm e zhvilloi edhe me përfaqësuesit e Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij u prit nga drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi homologun e tij lidhur me aktivitetet që po i zhvillon institucioni i tij për të parë nga afër gjendjen reale në fazën e parë lidhur me zbatimin e dygjuhësisë në praktikë, veçmas duke u përqendruar në lekturimin e Gazetës Zyrtare të cilën duhet ta bëjë Agjencia për Zbatimin e Gjuhës. Dhe ai ofroi mbështetje të plotë për sa i përket kësaj. Po ashtu, ai sqaroi disa dilema që shfaqen se kush duhet ta bëjë përkthimin e akteve të ndryshme, duke theksuar se ato duhet t’i bëjnë të gjitha institucionet veç e veç nëpërmjet kuadrit të punësuar dhe të sistemuar në njësi apo sektorë, dhe në këtë mënyrë Gazeta Zyrtare duhet t’i marrë si prodhime të gatshme për t’i botuar. Nga ana tjetër, po ashtu, edhe drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, e informoi homologun e tij lidhur me obligimet e tij në këtë drejtim, duke folur për vështirësitë dhe dilemat që shfaqen gjatë punës së përkthimit, lekturimit dhe botimit. Në fund, të dy drejtorët ranë dakord që të gjitha këto gjëra duhet të ndjekin një dinamikë të qartë, për të mos u shfaqur asnjë vështirësi e pengësë. Në këtë aspekt ata theksuan faktin se duhet të shihen dhe shfrytëzohen përvojat e gjertanishme në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegoninë, si një model të mundshëm për ta zbatuar edhe te ne. Të dy shprehën gatishmëri për të vazhduar takimet dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen për sa i përket zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës, veçmas nga muaji janar kur duhet të fillojë edhe faza e dytë e zbatimit të tij. Shkup, 3.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2088,2085"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk