Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe e vizitoi Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë
Oct 18, 2019
Në suaza të vizitave të shumta në Republikën e Shqipërisë, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela, e vizitoi edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike.
Delegacioni në fjalë u prit nga kryetari i kësaj akademie, Marenglen Verli dhe bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela e njoftoi nikoqirin lidhur me punën dhe angazhimet që po bën kjo agjenci në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po ashtu ai theksoi se nevojitet njohje dhe bashkëpunim ndërinstitucional.
Kryetari i kësaj akademie Marenglen Verli, theksoi se ndihma e tyre do të jetë e pakursyer në aspektin e hartimit të fjalorëve terminologjik, si dhe premtoi se agjencisë do t’i jepen të gjithë fjalorët në formatin elektronik etj.
Po ashtu, ai u zotua se Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe për nevojat e saj do t’i dhurohen nga disa kopje të botimeve të Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Tiranë, 15.10.2019
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="2248,2251,2254,2257"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email