Vizitë pune në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve

Oct 9, 2019

Vizitë pune në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të punës, realizoi vizitë në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve (DES), ku realizoi takim pune me Jovica Stojanoviq, drejtor i DES-së. Në takim, drejtori Sela me bashkëbiseduesin e tij shkëmbyen qëndrime rreth nivelit të deritanishëm të realizimit të obligimeve që burojnë nga dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, nga ana e DES-së, si edhe në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Palët u pajtuan se është i nevojshëm dinamizim i realizimit të obligimeve dhe se AZGJ-ja me kapacitetet e saj mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të DES-së për të gjitha çështjet që burojnë nga zbatimi i zgjidhjes së re ligjore të përdorimit të gjuhëve. Ky takim është në të mirë të përshpejtimit të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur ku ka ngecje në këtë drejtim. Shkup, 7.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2130,2133"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk