Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë realizuan takim pune

Oct 3, 2019

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë realizuan takim pune
Në hapësirat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (AUV) u realizua takim pune ndërmjet Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), dhe Ylber Selës, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ). Drejtori Sela shprehu kënaqësinë për mundësinë e realizimit të takimit të parë të punës me drejtorin Atanasov dhe e informoi bashkëbiseduesin me punën dhe kompetencat që i ka AZGJ-ja. Njëkohësisht theksoi se AZGJ-ja është e hapur për bashkëpunim me AUV-në në pjesën e informacioneve këshilluese për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, si dhe ndihmë në sigurimin e përkthimit dhe lekturimit të formularëve dhe dokumenteve që burojnë nga puna e tanishme e AUV-së. Drejtori Atanasov theksoi se AUV-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme përkthimi të dokumenteve zyrtare nga maqedonishtja në shqipe dhe anasjelltas dhe në këtë aspekt kërkoi ndihmë këshilluese dhe logjistike nga AZGJ-ja për të implementuar obligimet e saj institucionale që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe falënderoi për qasjen pozitive dhe mbështetjen e AZGJ-së për punën e AUV-së. Shkup, 1.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2071,2074"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk