Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Universitetin e Shkodrës

Oct 18, 2019

Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Universitetin e Shkodrës
Më 14 tetor, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela. Delegacioni në fjalë u prit nga rektori i këtij Universiteti, Adem Bekteshi, dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Mimoza Priku, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Artan Haxhi dhe Edlira Bushati. Rektori Bekteshi, duke uruar mirëseardhje, theksoi se “ligji për zyrtarizimin e gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe formimi i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës ka qenë një lajm i mirë edhe për ne në Shqipëri. Prandaj, zgjedhja për ta vizituar Universitetin e Shkodrës dhe për të kërkuar mbështetje prej nesh, na ka gëzuar pa masë,” shtoi ai. Më tej, ai foli për studimet albanologjike në këtë Universitet, bashkëpunimi me qendrat e ndryshme etj. Ai u shpreh i gatshëm për çdo formë bashkëpunimi dhe kontributi për sa i përket gjuhës shqipe, premtoi se ndihma do të jetë e pakursyer, sepse gjuha është detyrë e përbashkët. Propozim tjetër i rektorit ishte që Departamenti i Gjuhës i këtij Universiteti të bëjë një vizitë në Shkup për t’u njoftuar nga afër me institucionin e AZGJ-së. Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, i njoftoi nikoqirët me punën dhe aktivitet e Agjencisë. Ai tha se ky takim kishte vlerë të madhe për ta dhe jo rastësisht është zgjedhur Shkodra për shumë arsye. Qëllimi kryesor është njohja e ndërsjellë, gjetja e bashkëpunëtorëve për projektet tona, për seminare, hartimin e fjalorëve, punëtori të ndryshme etj. Shkodër, 14.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2183,2186,2189,2192,2195,2198,2201,2204"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk