Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Oct 7, 2019

Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit (AIHPE) realizuan një takim informues me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ). Me këtë rast, Arben Vila, drejtor i AIHPE-së, informoi rreth aktiviteteve që kjo agjenci i ka ndërmarrë për të përmbyllur fazën e parë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që përfshin ndryshimin e vulave, logove, uebfaqes dhe tabelave. Ai bëri të ditur se agjencia që e drejton tashmë ka filluar me zbatimin edhe të fazës së dytë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që do të thotë se të gjitha aktet dhe dokumentet që dalin nga kjo agjenci përpilohen në dy gjuhë. Nga ana tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, shprehi mirënjohjen personale dhe të agjencisë në lidhje me ecurinë e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit, duke theksuar se shembullin e kësaj agjencie duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera. Shkup, 4.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2098,2101"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk