Vizitë pune në zyrat e Regjistrit Qendror

Oct 9, 2019

Vizitë pune në zyrat e Regjistrit Qendror
Sot në zyrën e Regjistrit Qendror (RQ) drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Marija Boshkovska-Jankovski, drejtoreshë e RQ-së. Drejtori Sela theksoi se takimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse RQ-ja është një nga institucionet kyçe ku janë të nevojshme përpjekje të konsiderueshme për mundësimin e qasjes së plotë në shërbime për personat fizik dhe juridik në gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, drejtoresha Boshnjakovska-Jankovski theksoi se RQ-ja po punon drejt azhurnimit të zgjidhjes aplikative softuerike që do të mundësojë qasje për qytetarët dhe subjektet afariste te shërbimet shfrytëzuese në gjuhët zyrtare, si dhe në procedurë është edhe zbatimi i obligimeve të tjera që burojnë nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Palët shprehën interes për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe pritshmëri që dialogu konstruktiv ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë të përparojë në të ardhmen. Ky takim është në të mirë të përshpejtimit të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur ku ka ngecje në këtë drejtim. Shkup, 7.10.2019 [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="2142,2145,2148"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk