Post image
Drejtori Sela në takim pune në Gjykatën Administrative

Dec 19, 2019

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u takua me Burim Sejdinin, kryetarin e kësaj gjykate. Drejtori Sela e njoftoi B. Sejdinin për vështrimet dhe analizat rreth zbatimit të deritashëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për nevojën e zbatimit konsekuent të ligjit nga të gjithë faktorët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në nivel ndërinstitucional. Kryetari Sejdini shprehu kënaqësinë e tij nga takimi me drejtorin Sela duke falenderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që ofron AZGj-ja për Institucionet për sa i përket përkthimeve dhe lekturimeve profesionale në çështje komplekse. Njëkohësisht, ai e informoi Selën rreth aktiviteteve të Gjykatës Administrative dhe theksoi nevojën e plotësimit të ekipit profesional, si dhe përforcimin e kapaciteteve profesionale të gjykatës me angazhimin e përkthyesve dhe lektorëve. Gjatë takimit, të dyja palët e riafirmuan nevojën për përforcimin e bashkëpunimit, duke pranuar rëndësinë që ka stimulimi i një ambienti social në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të çdo qytetari, si dhe në promovimin, ruajtjen dhe përforcimin e të drejtës së qytetarëve për të përdorur gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2999,3002,3005,3008,3011"]

Post image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Shqipja në gjykata është dashur të jetë që në 2008

Dec 17, 2019

“Me ligjin e vitit 2008 procesi i zbatimit të gjuhës shqipe ka filluar, pra qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë parashtresa, padi, ankesa etj në gjuhën shqipe. Duke pasur parasysh këtë, vlerësojmë se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjykata nënkupton krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kadrovike dhe teknike, proces në të cilin është dashur të punohet jo tani në 2019 apo 2020, por shumë më herët”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve Shkup, 16 dhjetor – Që në vitin 2008, gjykatat kanë qenë të obliguara palëve, të cilët kanë parashtruar parashtresa në gjuhë shqipe, t’u përgjigjet në gjuhën shqipe. Me ligjin e vitit 2008 në fakt fillon edhe zbatimi i amendamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, baza e të cilit buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Kështu janë shprehur nga Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve në pyetjet e gazetës “Sllobodan Peçat”, ndërsa shtojnë se gjykatat është dashur të ndërtojnë dhe krijojnë kapacitet kadrovike dhe teknike që në 2008 dhe jo tani, në 2019 apo vitin e ardhshëm. “Me ligjin e vitit 2008 procesi i zbatimit të gjuhës shqipe ka filluar, pra qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë parashtresa, padi, ankesa etj në gjuhën shqipe. Duke pasur parasysh këtë, vlerësojmë se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në gjykata nënkupton krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kadrovike dhe teknike, proces në të cilin është dashur të punohet jo tani në 2019 apo 2020, por shumë më herët”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve. Nëse do të ishte punuar në vazhdimësi në krijimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në gjykata gjatë hyrjes në fuqi të ligjit të vitit 2008 dhe ndryshimeve të vitit 2011, thonë më tej nga kjo Agjenci, nuk do të paraqitej nevoja e tanishme dhe mospërgatitja e mjaftueshme për zbatimin e nenit 9 të Ligjit të ri të vitit 2019, i cili e rregullon zbatimin e gjuhës shqipe në gjykata. Nga kjo agjencia janë shprehur gjithashtu se nuk mbajnë arsyetimet se aktualisht nuk ka infrastrukturë teknike dhe kadrovike për zbatimin e Ligjit të shqipes. “Siç edhe u theksua më sipër, ndërtimi dhe krijimi i kapaciteteve nënkupton infrastrukturën kadrovike dhe teknike. Dhe tani lind pyetja se sa njerëz duhet të punësohen në gjykata për t’u zbatuar Ligji? Jo më shumë sesa është dashur të bëhet deri tani me Ligjin e vjetër, pra Ligjit të vitit 2008 dhe 2011. Nëse do të ishte punuar me përpikëri sipas ligjit, nuk do të kishte aspak ngatërrime financiare”, thonë nga kjo Agjenci. Sipas informacioneve të cilat Agjencia i posedon, ka shembuj të mirë të cilët mund të shërbejnë si motivim për të tjerët, por ka edhe shembuj të këqij të zbatimit të Ligjit të gjuhëve. “Vlerësimi ynë si Agjenci është se ekziston disbalancë në këtë çështje, në lidhje me atë që një numër shumë i vogël i organeve të sistemit gjyqësor e zbatojnë Ligjin me përpikëri dhe plotësisht. Po ashtu ka edhe gjykata të cilat nuk e kanë zbatuar fare ligjin nga viti 2008 deri në sjelljen e ligjit të ri, çështje për të cilën nuk ka përgjegjësi juridike, por ka përgjegjësi morale para qytetarëve. Kush i ka penguar që procedura të zhvillohet në pajtim me ligjin kur gjykatësi ka qenë shqiptar, palët kanë qenë shqiptarë, avokati ka qenë shqiptar, prokurori është shqiptar dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë qenë shqiptarë?”, thonë nga Agjencia për zbatimin e Ligjit të gjuhëve. Agjencia në fjalë ka hedhur poshtë deklaratat se, risia kryesore është se – po qe se cilido nga pjesëmarrësit flet në gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve, ka të drejtë të përdorë atë gjuhë në procedurë! “Në këtë pjesë nuk bëhet fjalë për risi, pasi edhe më herët në ligjet e vjetra është paraparë kjo e drejtë, nga neni 5 deri në nenin 19 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve që e Flasin 20 për qind e Qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="2940"]

Post image
Drejtori Sela në vizitë të Qendrës Hulumtuese EURAC në Itali

Dec 12, 2019

Pas vizitës së punës në Austri, delegacioni i udhëhequr nga Ylber Sela, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i shoqëruar nga Tahir Hani, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e vizitoi Qendrën Hulumtuese EURAC në Bolzano, që është pjesë e provincës autonome të Tirolit Jugor, e cila paraqet një nga qendrat hulumtuese më eminente në Evropë. Në kuadër të vizitës së EURAC-ut, drejtori Sela realizoi takim pune me Andrea Abel – drejtoreshë e Institutit të Gjuhësisë së Zbatueshme, Klara Kranebiter – hulumtuese në Institutin e Gjuhësisë së Zbatueshme, Karolin Zviling – hulumtuese e lartë dhe koordinatore në Institutin e Federalizmit Krahasues, Mark Rogla – hulumtues në Institutin për të Drejtat e Pakicave, dhe Sabrina Kolombo – hulumtuese në Institutin e Gjuhësisë së Zbatueshme. Takimi i punës ishte një mundësi e shkëlqyeshme për prezentimin e punës së AZGJ-së në kontekst të zbatimit të kompetencave që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve dhe projekteve në drejtim të promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe prezentim të aktiviteteve të projekteve të EURAC-ut në lidhje me projektet aktuale në Evropën Juglindore. Të dyja palët shprehën interes për intensifikimin e dialogut reciprok dhe konkretizimin e bashkëpunimit përmes modalitetesh të ndryshme që përfshijnë shkëmbim të përvojave të ekspertëve në fushën e zbatimit të projekteve gjuhësore, përpilim të fjalorëve digjitalë terminologjikë, vizita studimore në nivel institucional dhe bashkëpunim të mundshëm për projekte shkencoro-hulumtuese. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2910,2907,2904,2901,2898,2895"]

Post image
Drejtori Sela në vizitë pune në Austri

Dec 11, 2019

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në Austri, i shoqëruar edhe nga Tahir Hani – zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua takim në selinë e EURAC – qendra hulumtuese në Vjenë, e ndodhur në kompleksin Vienna International Centre. Takimi i punës ishte me Eleonora Musko nga selia e EURAC-ut në Vjenë, Sonja Gebert dhe Iskra Stojanova nga United Nations Environment Programme (UNEP), të cilat bashkëpunojnë me EURAC-un në projekte të përbashkëta. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për punën e deritanishme dhe aktivitetet për projekte të AZGJ-së dhe EURAC-ut, e gjithashtu u diskutuan mundësitë dhe fushat për bashkëpunim të mundshëm ndërinstitucional. Gjatë vizitës në Vjenë, drejtori Sela realizoi takime edhe me përfaqësues të OSBE-së në zyrat e Hofburg Conference Centre, ku u takua me Mariana Roibu – oficere për përkrahje të politikave nga Reparti i Evropës Juglindore, si dhe me Peter Mossop – këshilltar i veçantë, me të cilët u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm ndërmjet AZGJ-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, e njëkohësisht u theksuan edhe përpjekjet për vazhdimin e intensifikimit të dialogut reciprok. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2874,2877,2880,2883,2886"]

Post image
Drejtori Sela takohet me zëvendësambasadorin gjerman Graf

Dec 3, 2019

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Oto Graf, zëvendësambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, drejtori Sela shprehu kënaqësi për vizitën dhe interesin e ambasadës gjermane për punën e AZGJ-së dhe falënderoi për ndihmën e deritanishme të Republikës Federale të Gjermanisë që po i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë segmente sociale. Ai gjithashtu informoi bashkëbiseduesin e tij për rëndësinë e funksionimit të AZGJ-së për krijimin e një shoqërie kohezive multietnike që na shpie drejt integrimit dhe jo ndarjes së qytetarëve, gjegjësisht shoqëri që garanton, promovon dhe avancon të drejtat e qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe të drejtën për t’u shprehur dhe përdorur gjuhën e tyre amtare. Zëvendësambasadori Graf shkëmbeu mendime me drejtorin Sela për përvojat dhe sfidat për njohjen dhe vendosjen e gjuhës gjermane në suaza evropiane dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me drejtorin Sela për të ngritur në një nivel tjetër dialogun dhe përkrahjen e ndërsjellë për punën e AZGJ-së drejt realizimit të përcaktimeve programore. Të dyja palët u dakorduan që arsimi është një nga segmentet kryesore ku duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të thyer stereotipet e paragjykimet nacionaliste dhe se përmes politikave cilësore dhe të konceptuara mirë të arsimit mund të ndikohet pozitivisht në ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e pranimit dhe mësimit të gjuhës së bashkëqytetarit të një etnie tjetër si pasuri dhe mjet për komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2849,2852"]  

Post image
Vizitë e drejtorit Ylber Sela në Galerinë Nacionale

Dec 2, 2019

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij sot e vizitoi Galerinë Nacionale “Stacioni i Vogël” në Shkup, ku u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, Dita Starova-Qerimi. Në këtë takim u fol për procesin e zbatimit të dygjuhësisë. Meqë tanimë në tërësi ka përfunduar faza e parë e zbatimit të dygjuhësisë në këtë galeri, dy homologët në fjalë biseduan kryesisht për fazën e dytë, e cila do të fillojë të zbatohet prej muajit janar të vitit të ardhshëm. Me këtë rast drejtoresha Dita Starova-Qerimi foli konkretisht për përgatitjet që po bën lidhur me jetësimin e fazës së dytë në praktikë, për angazhimin e kuadrit të përkthyesve dhe lektorëve, për mjetet e nevojshme që duhet të ndahen lidhur me përkthimin e katalogëve dhe botimeve të tjera në gjuhën shqipe etj. Po ashtu, nga ana tjetër edhe drejtori Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket punës që po bën ajo në këtë institucion, konkretisht në fushën e përkthimit dhe korrigjimit të teksteve për nevojat e Galerisë Nacionale. Në fund, drejtori Ylber Sela e përgëzoi homologen e tij për punën e suksesshme që po bën në Galerinë Nacionale gjë që u vërejt edhe sot në zbatimin e dygjuhësisë së plotë në këtë institucion, që nga tabelat në hyrje, logoja, vulat e deri te aktet, shkresat e udhëzimet e ndryshme brenda galerisë. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2840,2837,2834,2831,2828"]

Post image
Ambasadori i BE-së Zhbogar viziton AZGJ-në

Nov 28, 2019

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, priti një delegacion të udhëhequr nga Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasadorin Samuel Zhbogar i shoqëruar nga Virve Vimpari këshilltare dhe udhëheqëse e njësisië për projekte. Në takim, Drejtori Sela shprehu kënaqësi për vizitën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe shprehu mirënjohjen e tij për këtë takim të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të shkëmbyer mendime, me çka ai e informoi Ambasadorin Zhbogar për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe institucionalizimin e AZGJ-së e cila është e gatshme të mbështesë Qeverinë për krijimin e një shoqërie demokratike e moderne, që garanton, respekton dhe promovon të drejtat gjuhësore të qytetarëve të saj, në përputhje me standardet evropiane. Drejtori Sela, gjithashtu, informoi bashkëbiseduesin e tij për nevojën e përforcimit të kohezionit dhe të bashkëpunimit ndëretnik shoqëror, si dhe përpjekjet për të krijuar mundësi për funksionimin e plotë teknik dhe operacional të AZGJ-së dhe, në këtë kontekst, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Delegacionin e BE-së për të mbështetur qëllimet dhe planet nga programi i AZGJ-së. Ambasadori Zhbogar falënderoi drejtorin Sela për ftesën e tij, për të vizituar Agjenicinë për Zbatimin e Gjuhës dhe shprehu kënaqësi për entuziazmin dhe motivimin me të cilin drejtori Sela po përmbush misionin dhe qëllimin për të cilin u themelua AZGJ-ja. Ambasadori Zhbogar shprehu interes për punën dhe projektet e planifikuara të AZGJ-së dhe shkëmbyen mendime me drejtorin Sela për sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, veçanërisht në gjyqësor. Gjatë vizitës, Ambasadori Zhbogar dhe bashkëpunëtorja e tij shfaqën interesim edhe për kushtet në të cilat funksionon AZGJ-ja ku planifikohet edhe krijimi i një qendre trajnimi për përkthyes dhe korrektorë të kombinimeve gjuhësore maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht për nevojat e institucioneve publike. Të dyja palët theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun e përbashkët, si dhe komunikimin e rregullt dhe analizën e mundësive për të mbështetur AZGJ-në për të zbatuar projektet e planifikuara. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2817,2814,2811"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk