Filloi punimet konferenca shkencore për Ditën e Gjuhës Amtare
Feb 20, 2020
Sot në orët e pasditës, në hotelin “Holiday Inn” në Shkup u hap solemnisht Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”, në organizim të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Amtare. Hapjen e bëri drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili u dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve duke u përqendruar shkurtimisht në punën e deritashme të institucionit të cilin e udhëheq, si dhe në qëllimin e mbajtjes së kësaj konference.
Në vazhdim, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i RMV-së dhe ministri i Sistemit Politik dhe i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraku, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.
Me këtë rast u nënshkruan edhe dy memorandume bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së të kryesuar nga drejtori Ylber Sela, dhe Universitetit të Evropës Juglindore të kryesuar nga rektori Abdylmenaf Bexheti, dhe Universitetit “Nënë Tereza” të kryesuar nga sekretari i përgjishshëm, Bujar Kajolli. Më herët, AZGJ-ja ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës, me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Sipas agjendës, konferenca në fjalë vazhdoi punimet me leximin e kumtesave lidhur me sfidat e përkthimit. Për këtë çështje folën Izer Maksuti nga Universiteti i Prizrenit dhe Ajtene Hajdari-Qamili nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”.
Konferenca i vazhdon punimet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3561,3564,3567,3570,3573,3576,3579,3582,3585,3588,3591,3594,3597,3600,3603,3606,3609"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email