Drejtori Sela vizitoi Gjykatën e Lartë Administrative

Feb 4, 2020

Drejtori Sela vizitoi Gjykatën e Lartë Administrative
Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës së RMV-së (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi Gjykatën e Lartë Administrative (GJLA), ku u takua me kryetaren e saj, Ismeta Amet, dhe gjykatësin Subhi Jakupi. Në takim u diskutua për nivelin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion gjyqësor. Kryetarja Amet dhe gjykatësi Jakupi e informuan drejtorin Sela për sfidat me të cilat përballet institucioni, duke theksuar se ka mungesë personeli për përkthimin e dokumenteve zyrtare, por që janë ndërmarrë veprime për të ndryshuar tabelën dhe vulat. Ata deklaruan se në bashkërendim me Këshillin Gjyqësor të RMV-së do të ndërmarrin veprime për të zbatuar dispozitat ligjore që lidhen me përdorimin e gjuhëve zyrtare edhe në procedurat gjyqësore. Drejtori Sela shprehu gatishmërinë për të mbështetur gjykatën në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve në procedurat për të cilat ky institucion është kompetent. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="3486,3489"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk