Drejtori Ylber Sela vizitoi Ansamblin Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV

Feb 3, 2020

Drejtori Ylber Sela vizitoi Ansamblin Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV
Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela e vizitoi Ansamblin Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ANKVPSH), ku u prit nga homologu i tij Shkodran Tolaj. Në këtë takim pune, drejtori i ANKVPSH-së, Shkodran Tolaj e njoftoi drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela lidhur me përmbushjen e detyrimit ligjor për sa i përket dygjuhësisë, duke filluar që nga vulat, logoja e deri te tabela me emrin e institucionit. Po ashtu, ai foli edhe për fazën e mëtejme për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës.
Me këtë rast drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela ofroi ndihmën e tij, si dhe gatishmërinë për sa i përket bashkëpunimit në aspektin e zbatimit të dygjuhësisë në këtë institucion. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="3513,3510,3507,3504"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk