Drejtori Sela vizitoi EVN-në Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), vizitoi EVN-në ku pati një takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Shtefan Peter.

Feb 11, 2020

Drejtori Sela vizitoi EVN-në Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), vizitoi EVN-në ku pati një takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Shtefan Peter.
Me këtë rast, drejtori Sela e falënderoi për mundësinë e takimit të drejtpërdrejtë duke theksuar se EVN-ja është një shembull i shkëlqyer i afarizmit, si kompani me përgjegjësi shoqërore në një mjedis shumetnik dhe shumëgjuhësh, që mbështet dhe zbaton shumëgjuhësinë në aktivitetet dhe shërbimet që korporata ua ofron konsumatorëve të saj.
Nga ana tjetër, Shtefan Peter e informoi drejtorin Sela për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë në mënyrë të barabartë për të gjithë konsumatorët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike ose gjuhësore dhe se në këtë drejtim EVN-ja është një shembull edhe për të tjerët në një mjedis që i afirmon dhe respekton dallimet dhe vazhdimisht promovon proceset afariste në drejtim të ofrimit të cilësisë më të lartë të shërbimeve për konsumatorët e saj. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3534,3537"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk