news image
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela - në vizitë pune në Këshillin Inspektues

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi vizitë pune në Këshillin Inspektues, ku u takua me kryetaren e tij, Magdalena Filipovska – Grashkoska, dhe sekretaren e përgjithshme Daniela Rendevska. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Këshilli Inspektues është një institucion kyç në sistemin e inspektimit dhe një takim i këtillë është më se i dobishëm, për arsye se paraqet një mundësi për të shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e këtij këshilli. Përkundër vonesës në realizimin e aspekteve të caktuara të ligjit në funksionimin e përditshëm të Këshillin Inspektues, në këtë takim u shqyrtuan dilema të caktuara në lidhje me zbatimin praktik të aktvendimit ligjor. Drejtori Y. Sela ofroi mbështetje të plotë në fushën e ndihmës profesionale për përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve zyrtare dhe të akteve. Gjithashtu, u dakorduan që, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, të fillojë një procedurë për përshtatjen e akteve nënligjore që e përshkruajnë formën dhe përmbajtjen e akteve të inspektimit, për t’i siguruar versionet gjuhësore të akteve në të dy gjuhët zyrtare. Të dy palët u zotuan ta avancojnë më tej bashkëpunimin në interes të sigurimit të plotë dhe të respektimit të qëndrueshëm të detyrimeve ligjore. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5131,5134"]

Dec 22, 2020
news image
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela në takim pune me ministren Mila Carovska

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela sot realizoi një takim pune me ministren e Arsimit dhe të Shkencës të RMV-së, Mila Carovska. Me këtë rast drejtori Y. Sela theksoi se qëllimi i këtij takimi është që së bashku të bëjmë diçka në aspektin e ndërtimit të shoqërisë sonë multietnike. Pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, shtoi ai në vazhdim, në RMV është krijuar një realitet tjetër. Në sistemin arsimor gjuha shqipe duhet të bëhet obligative për nxënësit maqedonas dhe gjuha maqedonase për nxënësit shqiptarë. Duhet të krijohet një vetëdije dhe disponim i ri. Por kjo varet shumë nga njeriu i parë që e drejton një institucion. Si shembull i mirë duhet të na shërbejë përvoja e Bolzanos, një qytet shumëgjuhësh në Itali, ku funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer tri gjuhë zyrtare, si dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Për sa u përket të dy institucioneve, vuri në dukje ai, ne mund të bëjmë shumë gjëra të përbashkëta, bie fjala shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve në muajin shtator, ku bashkë me ne mund të përfshihet edhe Këshilli i Europës. Po ashtu, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës mund të organizojmë debate për librat shkollorë, ku ne gjithsesi mund ta japim kontributin tonë. Po ashtu, drejtori Sela i propozoi ministres Carovska që në vitin e ardhshëm shkollor akademik të ndahen bursa për studentët e katedrave të përkthimit dhe interpretimit për universitetet tona, të cilët pastaj do të përfshiheshin në institucionet shtetërore për nevojat e tyre në fushën e përkthimit. Ne u japim mbështetje të plotë në aspektin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, theksoi në fund Ylber Sela, veçmas për sa u përket formularëve, dokumenteve dhe akteve zyrtare të ministrisë, për të cilat AZGJ-ja ka detyrë ligjore që t’i lekturojë ato. Për të gjitha këto ide dhe propozime, ministrja Mila Carovska shprehu gatishmëri të plotë për t’i realizuar bashkërisht, edhe shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, edhe ndarjen e bursave për studentët, edhe shumë gjëra të tjera etj. Takimi u mbyll duke u zotuar që këto gjëra të konkretizohen dhe të realizohen. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5115,5118,5121"]

Dec 21, 2020
news image
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Akademinë e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev”

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Akademinë e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” në Shkup, ku pati takim pune me drejtoreshën e saj, Natasha Gaber-Damjanovksa. Ky takim është pjesë e një vargu takimesh që drejtori i AZGJ-së i realizon me udhëheqësit e institucioneve të sektorit publik në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, përfshirë këtu dhe punën e akademisë si institucion publik. Gjatë këtij takimi u konstatua se akademia është vonuar në realizimin e detyrimeve të zbatimit të dispozitave ligjore, edhe pse aktivitete të caktuara, siç është ndryshimi i vulave zyrtare, tabelave, kanë filluar, si dhe mundësia për të marrë testin psikologjik, si pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve në trajnimin fillestar të akademisë në gjuhët zyrtare. Drejtori Sela theksoi se duhet një angazhim më i madh në mënyrë që akademia të intensifikojë procesin e harmonizimit të detyrimeve ligjore, dhe veçanërisht është e rëndësishme që ta mundësojë përdorimin e plotë të gjuhëve zyrtare në punën e saj, si dhe mundësinë që kandidatët t’i mbajnë provimet e akademisë në gjuhët zyrtare. Drejtoresha Gaber-Damjanovska e informoi bashkëbiseduesin e saj se aktualisht po zhvillohet procesi i përzgjedhjes për pranimin e gjeneratës së tetë të kandidatëve në trajnimin fillestar të akademisë, por për shkak të kufizimeve buxhetore, teknike dhe të personelit, provimet që janë pjesë integrale e procesit të përzgjedhjes nuk do të zhvillohet në gjuhët zyrtare, por do të bëhen përpjekje që nga viti i ardhshëm të përmirësohet situata. Në këtë kontekst, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është e gatshme për bashkëpunim dhe mund të ndihmojë në këtë proces me anë të ndihmës profesionale në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së akteve të akademisë, si dhe trajnimin e stafit në pjesën e përkthimit dhe përdorimit të terminologjisë së gjuhëve zyrtare. Të dyja palët u zotuan të mbajnë komunikim dhe bashkëpunim të rregullt për realizimin sa më të lehtë dhe më efikas të të drejtave të qytetarëve në gjuhët zyrtare. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5032"]

Dec 9, 2020
news image
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me kryetarin e ASHAM-it

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë (ASHAM), ku u takua me kryetarin e saj, Ljupço Kocarev, si dhe me nënkryetarët, Gazanfer Bajram dhe Zhivko Popov. Gjatë këtij takim u diskutuan shumë çështje që janë me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve. Sado që është e konstatuar se ASHAM-i ka vonesë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, kryetari Kocarev theksoi se ajo që është detyrim ligjor duhet të respektohet. Pas përfundimit të procesit të ndryshimit të Ligjit të ASHAM-it, i cili është në procedurë kuvendore dhe që përmban emërtimin e ri të akademisë, ajo do ta ndryshojë tabelën, memorandumet, vulat dhe faqen e internetit. Gjithashtu, do të ndryshojë edhe akti i sistematizimit të vendeve të punës dhe i Statutit të ASHAM-it shtoi më tej ai. Drejtori Y. Sela theksoi se është në interesin e AZGJ-së bashkëpunimi me ASHAM-in si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i vendimit ligjor për përdorimin e gjuhëve zyrtare në punën e ASHAM-it, nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, në mënyrë që të krijohet një bazë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta nga fusha e terminologjisë gjuhësore, shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave, si dhe pjesëmarrje të anëtarëve të ASHAM-it në aktivitetet që i organizon AZGJ-ja. Njëkohësisht, drejtori Sela i dorëzoi akademikut Kocarev një sërë botimesh të AZGJ-së. Të dy palët shprehën bindjen se takime të tilla janë të një natyre konstruktive dhe se ekziston një gatishmëri për të zhvilluar dialog të rregullt ndërinstitucional. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5021"]

Dec 2, 2020
Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk