Konferencë shkencore ndërkombëtare e AZGJ-së dhe UEJL-së
Sep 29, 2021

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare dyditore, “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”.
Konferenca që nisi sot pasdite në hapësirat e UEJL-së në Shkup është në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, me pjesëmarrës nga institucione të ndryshme arsimore e shkencore nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria.
Me këtë rast, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së dhe Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Republika e Shqipërisë, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Tubimin shkencor e hapi drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili mes tjerash tha se kjo konferencë tregon se jemi të kujdesshëm ndaj gjërave që na përkasin të gjithëve, siç janë gjuha dhe përkthimi. “Tema e konferencës “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”, paraqet strategji të nevojshme për të diskutuar dhe për të ofruar mundësi dhe alternativa se si t’i zgjidhim dhe si t’i tejkalojmë vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë përdorimit praktikë të gjuhës dhe sidomos gjatë përkthimit”, tha ai.
Terminologjia është çështje e ndërlikuar, vazhdoi drejtori i AZGJ-së, duke nënvizuar se edhe nevoja për ta zgjidhur këtë është tepër e madhe. “Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mund të na çojë drejt saj, duke hedhur nga një gurë në murin e gjatë që rritet çdo ditë, varësisht nga arritjet dhe shpikjet e reja teknologjike e informatike, të cilat sjellin edhe terminologji të re”, tha në fjalën e rastit drejtori Ylber Sela.
Konferencën e përshëndeti edhe prorektorja e UEJL-së, Besa Arifi, duke përmendur në fillim pikërisht përvojën e këtij universiteti, i cili në vitin 2001 lindi si nevojë për studime në gjuhën shqipe, por që u bë shembull i një universiteti i cili funksion në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht dhe se ato në mënyrë fleksibile përdoren njësoj. ”Ky është shembull se si gjuha nuk është barrierë edhe pse ajo ndonjë herë di të jetë e tillë”, nënvizoi prorektoroja B. Arifi, duke shtuar se në këtë konferencë do të ketë mundësi të flitet për sfidat e përdorimit të gjuhëve, që nga fëmijëria dhe në faza të tjera.
Në vazhdim, foli edhe Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Shqipëria. Ai në fillim vuri në dukje aktivitetet dhe rolin që ka luajtur Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, sidomos me marrëveshjet dhe marrëdhëniet vendosura me institucione shkencore, universitare, arsimore etj. brenda e jashtë vendit, sidomos me ato të Shqipërisë dhe Kosovës, që sipas tij “janë tregues domethënës për të identifikuar institucionin për ta bërë sa më funksionues”. ”AZGJ-ja është konsoliduar dhe ka fytyrën e vet, duke u bërë dhe pikë referimi për të tjerë, si dhe përmes botimeve të ndryshme shkencore apo me karakter praktik, si doracakë, etj., me informacione a modele pune për fushën e komunikimit administrativ”, tha midis tjerash Luan Përzhita, duke përmendur aktivitetet dhe botimet e shumta që i ka bërë AZGJ-ja.
Në fund, konferencën e përshëndeti edhe Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ai tha se bën përshtypje tema e konferencës, sepse ajo është temë aktuale që na imponohet dhe na sfidon në RMV. Kontributet që do të vijnë në konferencë, vuri në dukje ai, do të jenë shtigje orientimi se nga duhet të ecë gjuha shqipe në RMV se si duhet të zbatohet përdorimi zyrtar.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6558,6561,6564,6567,6570"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email