Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi sekretarin e MPPS-së, Resmi Ejupi

Sep 14, 2021

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi sekretarin e MPPS-së, Resmi Ejupi
Sot në AZGj qëndroi Resmi Ejupi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale, i cili bashkë me kolegët e tij realizuan takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela, për t’u konsultuar rreth disa çështjeve për sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në këtë ministri. Gjatë këtij takimi, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe sekretari shtetëror Ejupi biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore, ndërkaq me këtë rast drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i ofroi mbështetje të plotë dhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturës së dokumenteve të nevojshme. Bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy institucioneve, në mënyrë që zbatimi i dispozitave të ligjit të jetë në nivelin e duhur në këtë institucion. Shkup, 14.9.2021

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk