Përfundoi konferenca “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”
Oct 1, 2021

Dje, më 30.9.2021 përfundoi konferenca shkencore dyditore, “Terminologjia, dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”. Në këtë konferencë që e organizuan Agjencia e Zbatimit të Gjuhës dhe Universiteti i Europës Juglindore, me kumtesa u paraqitën pjesëmarrës nga qendra të ndryshme arsimore e shkencore të Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë e Kosovës.
Dita e dytë e punës filloi me fjalimet përshëndetëse të profesorëve Valter Memisha, zëvendësdrejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Tetovës, Demush Bajrami, dekan i Fakultetit të Gjuhëve, të Kulturave dhe të Komunikimit të Universitetit të Europës Juglindore dhe Ismet Osmani, shef i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit Shën Cirili dhe Metodi.
Me kumtesë të veçantë u prezantua Jeton Shasivari me temën “Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut midis klisheve paragjykuese dhe kohezionit shoqëror”.
Konferenca vazhdoi me prezantimin e kumtesave nga pjesëmarrësit:
Elena Chiochetti me kumtesën “Vështirësitë terminologjike në gjermanisht si gjuhë e pakicave në Tirolin Jugor: shembulli i shëndetit dhe i sigurisë në punë”.
Evalda Paci me kumtesën “Çështje të terminologjisë shkencore në disa disiplina themelore të albanologjisë (vështrim diakronik dhe analitik)”.
Demush Bajrami, me kumtesën “Mediamorfoza në kurthin e keqinformimit gjuhësor”.
Teuta Toska me kumtesën “Fjalorët Terminologjikë: Pasuri për t’u vlerësuar apo traditë për t’u mënjanuar?”.
Ajten Hajdari – Qamili me kumtesën “Strategjia e harmonizimit të terminologjisë administrative”.
Zeqirja Ibrahimi me kumtesën “Terminologjia profesionale ndërmjet njësimit dhe përkthimit”.
Isa Mulaj, Ruzhdi Matoshi, Florin Aliu me kumtesën e përbashkët “Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe: gjendja, problemet, detyrat”.
Xhafer Beqiraj me kumtesën “Disa probleme terminologjike në gramatikën e shqipes”.
Izer Maksuti me kumtesën “Roli i terminologjisë profesionale në përkthimin e teksteve të specializuara”.
Sipas praktikës që tashmë e ka nisur Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, të gjitha kumtesat e kësaj konference do të përmblidhen në një botim të posaçëm në shqip, maqedonisht dhe anglisht.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6621,6624,6627,6630,6633,6636,6639,6642,6645,6648,6654,6657,6660,6663,6666,6669,6672,6675,6678"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email