AZGJ dhe MAPAS ranë dakord për bashkëpunim

Sep 14, 2021

AZGJ dhe MAPAS ranë dakord për bashkëpunim
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me delegacionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), të përfaqësuar nga Shpresa Rexhepi, këshilltare e burimeve njerëzore dhe Dionis Stratrov, udhëheqës i Njësisë së çështjeve administrative dhe furnizimeve publike. Në takimin e punës u diskutua rreth situatës në lidhje me harmonizimin e punës së MAPAS-it me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mënyrën e bashkëpunimit rreth përkthimit të akteve nënligjore dhe formularëve zyrtarë, si dhe lekturimin e akteve të MAPAS-it të cilat shpallen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Drejtori Sela shprehu gatishmëri që AZGJ-ja ta mbështetë punën e MAPAS-it si subjekt institucional që mbikëqyr funksionimin e fondeve të pensioneve me qëllimin përfundimtar për të mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre, përkatësisht të siguruarit. Të dyja palët ranë dakord se takimet e tilla janë reciprokisht të dobishme dhe se koordinimi në nivel ndërinstitucional do të vazhdojë në baza të rregullta. Shkup, 14.9.2021

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk