U promovua libri në tri gjuhë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”

Sep 30, 2021

U promovua libri në tri gjuhë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”
Në orët e pasdites, në amfiteatrin e UEJL-së në Shkup, në kuadër të Konferencës shkencore “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”(në organizim të AZGJ-së dhe UEJL-së), u promovua botimi në tri gjuhë (shqip, maqedonisht dhe anglisht), me titull “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”. Për rëndësinë e këtij botimi në fillim foli moderatori, prof. dr. Izer Maksuti nga Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, Republika e Kosovës, duke njoftuar se paraqet përmbledhje të punimeve të 20 autorëve pjesëmarrës të konferencës shkencore të vitit të kaluar, mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, mbajtur më 20-22 shkurt 2020.
Folësi i parë për këtë botim, prof. dr. Mustafa Ibrahimi nga Universiteti ”Nënë Tereza” në Shkup, tha se ky botim është hap i mirë, sepse shumë probleme kërkojnë zgjidhje. Ai tha se duhet të definohet gjuha zyrtare, cilët janë kufijtë e përdorimit të saj dhe aftësia për të përkthyer. Me këtë rast përkujtoi se BE-ja angazhohet për modelin e mësimit të tri gjuhëve: gjuhës amtare që duhet të mbrohet, mësimin e gjuhës lokale dhe mësimin e gjuhës zyrtare. Po ashtu afirmoi përvojën e dy universiteteve, UEJL edhe “Nënë Tereza”, për mësimin mësim bilingual në to. Për sa i përket statusit të gjuhës shqipe, theksoi ai, kemi një problem të vogël, a do të ketë status ekskluziv, apo vetëm sipas nevojës dhe duke përkujtuar përvojën e disa shteteve, ai tha se modeli i Finlandës është modeli më i mirë. Qeveria dhe shteti, sipas tij, duhet të fokusohet në planifikimin e një strategjie për gjuhët, në mikro dhe makroplan.
Profesoresha nga Universiteti i Prishtinës, Remzije Shahini Hoxhaj, tha se gjuha është pjesa më vitale e komunikimit, e shpesh edhe rrënimit të komunikimit. Çështja e aplikimit të gjuhëve është shumë e rëndësishme në shoqëri dhe, duke cituar Niçen, ajo tha se aplikimi i gjuhëve shpesh është shërues, e shpesh vdekjeprurës. Ne jemi pjesë të një regjioni që e kemi përjetuar këtë në mënyra të ndryshme, nënvizoi ajo, duke i dhënë përkrahje diversitetit kulturor, e në këtë kontekst shprehu bindjen e saj se RMV-ja mund të përdoret si model që mund të përdoret gjithandej, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Më tutje, ajo foli në veçanti për përmbajtjen e librit.
Liljana Pandeva, linguiste e angazhuar në AZGJ, foli gjerësisht për të gjitha punimet e përmbledhjes. “Në të vërtetë, autorët e punimeve, janë emra të shquar, profesorë e shkencëtarë nga disa universitete të vendit dhe me gjerë, nga Shqipëria, Kosova dhe Austria, pa praninë e të cilëve, konferenca nuk do ta kishte arritur qëllimin e saj – nderimin e gjuhës amtare, me theks të veçantë në zbatimin e gjuhës shqipe në RMV, si gjuhë e dytë zyrtare. Në këtë kontekst, janë shumica e punimeve të cilat trajtojnë përdorimin institucional të gjuhës shqipe si në aspektin diakronik, ashtu edhe në atë sinkronik”, tha L. Pandeva, e cila pastaj foli hollësisht për çdo punim.
Folësi i fundit për botimin në fjalë ishte profesori nga Universiteti i Tetovës, dr. Izmit Durmishi, i cili, përveç të tjerash, vuri në dukje se prej themelimit të vet AZGJ-ja po vazhdon me ngulm të mbrojë statusin e gjuhëve zyrtare, veçanërisht të shqipes në ligjërimin publik në institucionet shtetërore dhe jo vetëm në to. Për këtë qëllim, theksoi ai, AZGJ-ja bashkëpunon me institucione albanologjike nga vendi dhe nga jashtë, duke ndihmuar zbatimin praktik të gjuhës shqipe.
Konferenca ndërkombëtare përfundon të enjten (30 shtator) me katër panele shkencore, ku do të marrin pjesë albanologë dhe hulumtues të fushave të tjera nga insticuione shkencore e arsimore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Italia dhe Bullgaria.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="6581,6584,6587,6590,6593"]

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk