news image
Zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve – tema e takimit me Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve

Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së sot e vizitoi drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, z. Fatmir Iseni, i cili u mirëprit nga kolegu i tij, drejtori Ylber Sela. Tema e bisedës së takimit të punës ishte zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe vështrimi i gjendjes në raport me zbatimin e deritanishëm të saj. Drejtori Sela u njoh me vijimin e përgatitjeve të Inspektoratit në pjesën e licencimit të inspektorëve, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje dhe monitorim inspektues lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në nivel institucional, njëkohësisht i ofroi edhe mbështetje drejtorit Iseni në pjesën e fillimit të aktiviteteve në terren për përcaktimin e gjendjes faktike lidhur me zbatimin e tërësishëm dhe konsekuent të aktvendimit ligjor, nëpërmjet zbatimit joselektiv të instrumenteve të mbikëqyrjes inspektuese. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve është në një nivel të lartë dhe se interesi i përbashkët është sigurimi i mundësive të njëjta të qytetarëve gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, me respektimin e ligjit në aspektin e realizimit të përpjekjeve qeveritare për krijimin e një shoqërie për të gjithë qytetarët. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7206,7209"]

Nov 29, 2021
Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk