Vlerësime për veprën më të re të gjuhëtarit, Mustafa Ibrahimit
Dec 13, 2022

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) qëndroi gjuhëtari Mustafa Ibrahimi, njëherë edhe bashkëpunëtor e mbështetës i saj.
Ai u prit nga drejtori Ylber Sela dhe të punësuarit e tjerë të kësaj Agjencie.
Me këtë rast, gjuhëtari Ibrahimi i dhuroi Agjencisë botimin e tij më të ri “Folklori dhe etnokultura shqiptare e Pelagonisë”.
Veprat e këtilla janë mjaft të rëndësishme sepse paraqesin dëshmi të gjuhës, të kulturës e të traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 13.12.2022
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email