Diskutim për shqipen standarde në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Nov 22, 2022

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela mori pjesë në debatin e zhvilluar sot në #COD kushtuar shqipes së njësuar, në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Tema që u trajtua, ishte “Shqipja standarde te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilën folën edhe Valbona Toska, zëvendësdekane në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, Shezai Rrokaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në ASHSH dhe Tomor Plangarica, kërkues shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe profesor i disiplinave gjuhësore dhe letrare në INALCO në Paris.
Në përmbyllje të takimit, drejtori Ylber Sela ndau disa çmime mirënjohjeje për kujdesin ndaj gjuhës shqipe dhe për kontributin e dhënë me anë të organizimit të kësaj veprimtarie për Qendrën për Hapje dhe Dialog, sekretarin shkenxor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shabani Sinanin, si dhe Emil Lafen e Gjovalin Shkurtajn.
Tiranë, 22.11.2022
You might also like

Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email