Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori pjesë në aktivitetet e festave të nëntorit në Tiranë
Nov 27, 2022

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela mori pjesë aktive në disa manifestime kulturore e shkencore që u zhvilluan në Tiranë me rastin e festave të nëntorit. Kështu, në ekspozitën “Udha e pavarësisë” e cila u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, para të pranishmëve ai foli për nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë nga zona e Strugës dhe e Ohrit.
Po ashtu, ai ishte pjesëmarrës edhe në konferencën shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ku foli për rolin dhe angazhimin e AZGj-së në zbatimin e standardit gjuhësor në dokumentet zyrtare në RMV.
Krahas kësaj, me një fjalë përshëndetëse, drejtori Sela u paraqit edhe në manifestimin “Shqipja në diasporë” të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email