Drejtori Sela në takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Zdravev
Oct 29, 2019
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Zdravev, për t’u njohur nga afër me gatishmërinë e këtij institucioni për të zbatuar gjuhën shqipe në procedurat gjyqësore. Gjatë këtij takimi u fol për nevojën e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të tejkaluar vështirësitë që mund të hasen gjatë punës së Këshillit Gjyqësor. Kryetari Zdravev me këtë rast tha se Këshilli Gjyqësor tashmë ka filluar fazën e parë të zbatimit të gjuhës ku përfshihen tabelat, vulat, memorandumet, logot duke theksuar nevojën e një kuadri më profesional përkthyesish dhe të trajnuar mirë për të ndjekur punën e Këshillit. Drejtori Sela, në vazhdën e takimeve të këtilla që realizon me institucione për të ofruar mbështetje të parezervë për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, tha se Agjencia është e gatshme të ofrojë çfarëdolloj ndihme që kërkohet nga ana e këtij institucioni në mënyrë që secili të realizojë obligimet që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2317,2320"]
Drejtori Sela pjesë e Konferencës së Dytë Shkencore të Ballkanologjisë “Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”
Oct 26, 2019
Në organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup po mbahet seminar dyditor ndërkombëtar i ballkanologjisë, ku po marrin pjesë studiues dhe profesorë të ndryshëm të fushave shkencore nga vendet e Ballkanit me qëllim që para opinionit shkencor të sjellin prurje origjinale dhe autentike mbi Ballkanin, tjetërsinë dhe paragjykimet në gjuhësi, letërsi, folklor, narrativin historik, tekstet shkollore, diskursin mediatik dhe politik. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2369,2372,2375"]
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Oct 25, 2019
Sot, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i udhëhequr nga drejtori Ylber Sela. Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, ai bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetjen e ndërsjellë profesionale, veçanërisht në fushën e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, siç është këmbimi i resurseve, kuadrove, literaturës dhe përvojave për zbatimin e drejtë të shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut; sensibilizimi i opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore shqipe si pasuri kombëtare; promovimi dhe kujdesi për gjuhën e unifikuar shqipe; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve të ndërsjella mes ITSHKSH-së dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës për realizimin e projekteve të ndryshme që e përmbushin synimin e këtij memorandumi; stimulimi i projekteve të përbashkëta etj. Ky memorandum është në vazhdën e përpjekjeve të këtye dy institucioneve për zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në sferën e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe. Shkup, 24.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2294,2297,2300"]
Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Qendrën e Botimeve Zyrtare
Oct 18, 2019
Krahas shumë vizitave të tjera, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela e vizitoi edhe Qendrën e Botimeve Zyrtare në Tiranë. Ai i njoftoi nikoqirët lidhur me aktivitetet dhe projektet që ka zhvilluar kjo agjenci në periudhën e gjertanishme. Pastaj nikoqirët folën për punën e tyre në botimin e Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, për mënyrën se si realizohet botimi i akteve dhe dokumenteve zyrtare, reddaktimin juridik dhe gjuhësor të tyre etj. Ata treguan gatishmëri për ta ndihmuar Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në aspektin e trajnimit dhe këshillimit. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2283"]
Vizitë e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë
Oct 18, 2019
Njëra nga vizitat e delegacionit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shipe, të kryesuar nga drejtori i saj Ylber Sela, ishte edhe ajo në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Delegacioni u prit nga dekani i këtij fakulteti, Sabri Laçi me bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Ylber Sela e njoftoi atë lidhur me sfidat, angazhimet dhe projektet e Agjencisë për Zbtimin e Gjuhës gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, edhe dekani Laçi e uroi për punën që po bën kjo agjenci, duke shprehur gatishmëri për indihmë profesionale në aspektin e unifikimit të terminologjisë, përpilimit të fjalorëve etj. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2266,2269,2272"]
Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe e vizitoi Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë
Oct 18, 2019
Në suaza të vizitave të shumta në Republikën e Shqipërisë, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela, e vizitoi edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike. Delegacioni në fjalë u prit nga kryetari i kësaj akademie, Marenglen Verli dhe bashkëpunëtorët e tij. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela e njoftoi nikoqirin lidhur me punën dhe angazhimet që po bën kjo agjenci në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po ashtu ai theksoi se nevojitet njohje dhe bashkëpunim ndërinstitucional. Kryetari i kësaj akademie Marenglen Verli, theksoi se ndihma e tyre do të jetë e pakursyer në aspektin e hartimit të fjalorëve terminologjik, si dhe premtoi se agjencisë do t’i jepen të gjithë fjalorët në formatin elektronik etj. Po ashtu, ai u zotua se Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe për nevojat e saj do t’i dhurohen nga disa kopje të botimeve të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Tiranë, 15.10.2019 [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="2248,2251,2254,2257"]
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e vizitoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Oct 18, 2019
Gjatë vizitave në Shqipëri, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela e vizitoi edhe Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku u prit nga zëvendëskryetari i saj, akademiku Vasil Tole, me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim drejtori Sela e informoi atë për punën që ka bërë dhe që po bën Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, veçmas duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe ndihmës. Akademiku Vasil Tole, tregoi gatishmëri për të bashkëpunuar me këtë institucion, duke ofruar ndihmë shkencore dhe profesionale, për sa i përket hartimit të fjalorëve terminologjikë, si dhe për gjëra të tjera të nevojshme. Me këtë rast ai u zotua se të gjitha botimet e Akademisë së Shkencave do t’i dhurohen Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2233,2236,2239"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email