Agjencia për Zbatimin e Gjuhës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Nov 21, 2019
Sot në Shkup, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës e vizitoi një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetari i saj - Skënder Gjinushi. Në përbërje të këtij delegacioni ishin akademik Shaban Sinani, akademik Gjovalin Shkurtaj si dhe Albana Velianj, përgjegjëse në Sektorin e Botimeve Shkencore dhe Bibliotekës Shkencore i cili shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Delegacioni u prit nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela si dhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi, drejtori Sela e njoftoi delegacionin e sipërthënë lidhur me punën dhe me veprimtaritë që janë duke u zhvilluar në këtë institucion. Për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, me interes për gjuhën shqipe si vlerë e përbashkët, foli edhe akademiku S. Gjinushi.
Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Në fund të këtij takimi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i dhuroi Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, një fond librash që i kishte sjellë enkas për bibliotekën e Agjencisë.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2742,2745,2748,2751,2754"]
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/637722013430171/
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email