Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela pjesë e ekspozitës së përhershme “W.Wilson”

Nov 23, 2019

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela pjesë e ekspozitës së përhershme “W.Wilson”
Dje u kurorëzua në mënyrë të suksesshme manifestimi kulturor dhe shkencor disaditor “Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, kushtuar 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit si dhe 12-vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Manifestimin e përshëndeti me një fjalim të shkurtër edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela. Po ashtu folën edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore - Shkup, Skënder Hasani. Mirënjohje shprehën edhe mysafirët amerikanë – Carolyn Dull – kryetare e Komunës Staunton të Virxhinias si dhe Robin Von Seldeneck, drejtoreshë e Muzeut të Bibliotekës Presidenciale “W. Wilson” në Staunton. Të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe albanologu David Hosaflook. Fjalë rasti pati edhe trashëgimtari i familjes së Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina. Shkup, 23.11.2019 [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="2765,2768,2771"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk