Drejtori Sela takim pune në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë
Nov 5, 2019
Sot Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, realizoi takim pune me Danica Çadievan, kryetare e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve për punë të Shkallës së Dytë.
Në takim, Drejtori Sela u njoh me gjendjen në Komisionin Shtetëror lidhur me zbatimin e obligimeve që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në procedurat për të cilat është kompetent Komisioni.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror Çadieva vuri në dukje se ka mungesë të burimeve njerëzore dhe hapësinore për zbatimin efikas dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve që paraqiten si palë në procedurat e apelit para Komisionit, të cilët flasin në gjuhën shqipe dhe se janë të nevojshëm përkthyes profesionistë dhe lektorë që janë njohës të mirë të terminologjisë juridike për shkak të kompleksitetit dhe specifikave të lëndëve.
Drejtori Sela shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komisionin Shtetëror dhe konstatoi se janë të nevojshëm hapa seriozë drejt përmbushjes me kohë të detyrimeve ligjore, pavarësisht sfidave të brendshme brenda Komisionit Shtetëror.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email