Përfaqësuesja e Qendrës së Botimeve Zyrtare të Shqipërisë po qëndron në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Nov 11, 2019

Përfaqësuesja e Qendrës së Botimeve Zyrtare të Shqipërisë po qëndron në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Vizita e paradokohshme e përfaqësuesve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në Tiranë po jep rezultatet e para të bashkëpunimit. Kështu, sot në këtë institucion qëndroi dr. Jorina Kryeziu, përfaqësuese e fushës gjuhësore e Qendrës së Botimeve Zyrtare të Shqipërisë, e cila do të qëndrojë me shërbim për tri ditë. Në takimin e sotëm Jorina u njoftua me punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, nga ana e drejtorit Ylber Sela. Pastaj, ajo paraqiti përvojën e saj para përkthyesve të AZGJ-së, duke u ndalur konkretisht në mëdyshjet dhe vështirësitë që dalin gjatë punës së vijueshme. Si domosdoshmëri për t’i tejkaluar të gjitha këto, u theksua nevoja e krahasimit të akteve të përkthyera me tekstin origjinal, ose ndryshe konfrontimin fjalë për fjalë, siç quhet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, u zhvillua edhe një bisedë dhe shkëmbim përvojash ndërmjet zonjës Kryeziu dhe përkthyesve të Agjencisë, për çështje të ndryshme lidhur me aspektin tekniko-profesional e gjuhësor. Gjatë dy ditëve të ardhshme janë paraparë edhe konsultime e bisedime për sa i përket përkthimit dhe lekturës. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="2630,2633,2636,2639"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk