Post image
1 vit nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nuk gjen zbatim në institucionet, gjobat do të vonohen

Jan 15, 2020

U bë një vit prej kur Kryeparlamentari Talat Xhaferi hapi seancën në gjuhën shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve u fuqizua duke u shpall në Gazetën Zyrtare. Një pjesë e institucioneve po e respektojnë ligjin dhe kanë vendosur tabelat edhe në gjuhën shqipe, por një pjesë e tyre nuk e zbatojnë atë. Një pjese e formularëve nëpër institucione janë vetëm në gjuhën maqedonase, por edhe tabelat njëashtu. Për ta vënë në zbatim ligjin janë formuar dy institucione, Agjencia për zbatim të Ligjit dhe Inspektorati për gjuhën shqipe. Drejtori i Agjencisë për përdorimin e gjuhëve Ylber Sela, tha se ka institucione që kanë refuzuar ndihmën e agjencisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar që të gjitha formularët të përkthehen në dy gjuhë. “Do t’i lekturojmë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore dhe të gjitha shpalljet të cilat shkojnë në Gazetën Zyrtare. Që nga nesër fillon edhe afati, ne i presim dhe jemi të përgatitur. Të gjitha sendet juridike për të cilat kanë dilemë, se a duhet të zbatohet, ata vetëm duhet të dërgojnë një e-mail tek ne ose personalisht dhe ne ua sqarojmë çdo gjë”, tha Ylber Sela nga Agjencia për Zbatimin e Ligjit. Ndryshe, para një muaji Komisioni i Venecias, kërkoi që Ligji për gjuhët të rishikohet dhe të shqyrtohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore. Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat, si dhe në uniformat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që grupi i punës i cili duhet të veprojë ndaj rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ende nuk e ka caktuar planin e veprimit.

Post image
LIGJI PËR SHQIPEN: NJË VJET PAS HYRJES NË FUQI

Jan 15, 2020

Mungesa e vullnetit për zbatim, problem kryesor Një vit pasi u shpall Ligji për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, nuk po respektohet në tërësi, e shkeljet nuk ka kush t’i dënojë për shkak të vonesës në procedurat për formimin e inspektoratit. Buxheti i vogël do të jetë problem shtesë për formimin e ekipit, por megjithatë, Iseni thotë se ka gati planin për funksionimin e Inspektoratin. E ai do të ketë shumë punë. Edhe pse kanë kaluar 365 ditë pasi ligji u publikua në Gazetën Zyrtare, një ndër nenet kryesore nuk po gjen zbatim. “Uniformat e policisë; të zjarrfikësve; të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.”- citohet neni 8 i ligjit për përdorimin e gjuhëve. E përgjigje nuk dha as ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Në kohën kur ishte ministër thoshte se me këtë çështje po merren grupe të punës, e tani tha që nuk është më në atë funksion, dhe na adresoi të pyesim në MPB, edhe pse ai tanimë është i pari i ekzekutivit. “Disa herë ua kam bërë këtë pyetje kur ishit ministër… Ku e latë procedurën dhe kur do të jenë uniformat në dy gjuhë? Gjithçka që ju intereson për Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të duhet të drejtoheni atje, unë sot nuk jam këtu në rolin e ministrit të Punëve të Brendshme.” -tha Oliver Spasovski, Kryeministër. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit, Ylber Sela, thotë që tanimë nuk ka hapësirë për arsyetime. Ai thotë se personalisht ka vizituar institucionet dhe u ka ofruar ndihmë, e nga bashkëpunimi me disa institucione është i kënaqur, e disa tjerë, thotë që janë të pa interesuar. Institucioni që ai e drejton, nesër do ta promovojë edhe udhëzuesin për zbatimin e ligjit.   “Nesër kemi promovimin… Aty ku kanë dilema.“-deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Agjencia ka nisur edhe pyetësor deri tek institucionet për t’i pyetur se a ju duhet ndihma e tyre, por shumica janë përgjigjur negativisht. Nga kjo përvojë, Sela thotë se inspektorati do të ketë shumë punë në të ardhmen. /Furkan Saliu/ LINK

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk