OSBE-ja me mbështetje konkrete për punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

Feb 26, 2020

OSBE-ja me mbështetje konkrete për punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me Tatjana Temelkoskën, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup. Takimi i punës paraqet vazhdimësi të dialogut të rregullt dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet AZGJ-së dhe OSBE-së. Përfaqësuesja e OSBE-së Temelkoska informoi se OSBE-ja do të sigurojë mbështetje të AZGJ-së në organizimin e sesionit, përkatësisht në trajnimin për përgatitjen e Planit strategjik shumëvjeçar për punë të AZGJ-së, e cila do të organizohet në tremujorin e dytë të vitit 2020 ndërsa do të sigurohen edhe publikime të OSBE-së të cilat do të dhurohen për rritjen e fondit të bibliotekës të cilin AZGJ-ja e ka në dispozicion. OSBE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe me Trupin operativ ekzistues për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm ku drejtori Sela është anëtar, si dhe me trupin koordinues për përgatitje dhe ndjekje të implementimit të Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm. Drejtori Sela u falënderua për mbështetjen dhe theksoi se qëllimi i përbashkët është promovimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëjetesës nëpërmjet gjuhëve dhe se AZGJ-ja edhe më tutje mbetet e hapur për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me OSBE-në. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3738,3741,3744"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk