AZGJ-ja i përktheu në shqip formularët e MPB-së
Jul 20, 2020
Pas një pune të palodhur, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës arriti që t’i përkthejë në gjuhën shqipe dhe t’i lekturojë një numër të madh formularësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Sektori i çështjeve civile.
Natyrisht kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të këtyre dy institucioneve, pas një takimi që pati drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me ndihmësministrin e MPB-së, Xhevdet Azizi. Si rezultat i kësaj, tani e tutje qytetarët shqiptarë për nevojat e tyre do të kenë mundësi që formularët t’i plotësojnë edhe në gjuhën shqipe.
Sigurisht ky angazhim i AZGJ-së do të vazhdojë edhe më tej për t’i pëmbushur detyrimet e saj, duke i ndihmuar intitucionet e tjera. Prandaj i inkurajon ato që t’i drejtohen AZGJ-së dhe të kërkojnë ndihmë.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="full" ids="4212"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email