
Filloi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të administratës publike
Mar 16, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) filloi trajnimi i dy grupeve të para të përkthyesve dhe të lektorëve të Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Në këtë cikël të dytë me radhë marrin pjesë rreth nëntëdhjetë nëpunës të institucioneve të ndryshme, të ndarë në gjashtë grupe. Trajnimin e hapi drejtori i AZGj-së, Ylber Sela i cili kërkoi nga administratorët që të jenë të vëmendshëm dhe të mundohem të përfitojnë sa më shumë. Ligjëruesit e parë janë Xhevat Lloshi i cili ka përgatitur modulin e stilistikës të përshtatur sipas nevojës së administratës publike dhe Rami Memushaj i cili ka përgatitur modulin e semantikës, gjithashtu të përshtatur sipas nevojës së administratës publike. Shkup, 14.3.2021

Për të dytin vit me radhë AZGJ-ja mban trajnimin e administratorëve publik
Mar 16, 2022
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nga dita e hënë do të fillojë me trajnimin e rreth 80 përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve të ndryshme të administratës. Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela dhe koordinatorja e këtij trajnimi Shpresa Zeqiri Ibrahimi pritën kandidatët për t’u njohur nga afër me ta dhe me rrjedhën e këtij trajnimi. Me këtë rast drejtori Sela theksoi nevojën e rregullshmërisë në ndjekjen e këtij trajnimi, duke pasur parasysh problemet e shpeshta që hasin në dokumentet e ndryshme gjatë përdorimit të gjuhëve, veçanërisht të terminologjisë, prej nga lind edhe nevoja për harmonizim të saj me gjuhën që përdoret në administratë. Qëllimi i këtij trajnimi, tha Sela, është përshtatur sipas nevojave të përkthyesve dhe të lektorëve të të gjithë institucioneve, të organeve të administratës, së pari të ministrive, të ndërmarrjeve publike dhe të gjykatave, për çka janë angazhuar profesorët më të shquar nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, koordinatorja e këtij trajnimi, kumtoi se trajnimet do të mbahen në 6 grupe me nga 15 kandidatë, ku do të trajtohen tema të ndryshme nga fusha e përkthimit, si një ndihmesë praktike në zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në RMV. Drejtori Sela kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit, kurdo që hasin në vështirësi të ndryshme, t’i drejtohen AZGJ-së për këshilla të cilat do t’u ndihmojnë për të tejkaluar çdo vështirësi të tyre. Shkup, 10.3.2022

Drejtori Sela takoi zëvendësministrin Doko dhe drejtorin Kurtish
Mar 10, 2022
Sot në zyrat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), drejtori Sela priti Xhabir Dokon, zëvendësministër i Sistemit Politik dhe i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe Eran Kurtish, drejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive. Me këtë rast, Doko e Kurtish u njoftuan me veprimtarinë konkrete të AZGJ-së si dhe shprehën interesimin e tyre për bashkëpunim ndërinstitucional që ndërlidhet me aspekte gjuhësore. Drejtori Sela mirëpriti interesimin e tyre dhe u zotua për mbështetje konkrete në rastet kur AZGj-ja është e domosdoshme të ndihmojë. Shkup, 9.3.2022

Gjuha shqipe do të zbatohet edhe në shëndetësi
Mar 9, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, realizoi një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali. Me këtë rast, drejtori Sela ofroi mbështetjen e plotë të AZGj-së për të përkthyer dhe për të lektoruar të gjithë formularët të cilët përdoren nga kjo ministri dhe gjenerohen nga softuerët e ndryshëm. Nga ana tjetër, edhe ministri Sali mirëpriti mbështetjen e ofruar nga drejtori Sela dhe u zotua se do të ndërmerren hapa konkret në drejtim të zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Shëndetësia është një nga sferat ku zbatimi i këtij ligji ka ngecur, andaj ky takim do të shërbejë si shtytje në drejtimin e duhur. Shkup, 8.3.2022

Fjalë përshëndetëse e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela në promovimin e librit “Propozime për drejtshkrimin " të autorit Rami Memushaj
Mar 8, 2022
Të nderuar miq! Sot kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndes në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë, kudo që marrin frymë e mendojnë shqip, përvjetor ky që lidhet me një periudhë të rëndësishme të zhvillimit dhe emancipimit tonë kulturor e kombëtar, pra me 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, që sot fillon të shënohet me këtë aktivitet i cili ka të bëjë me promovimin e librit “Propozime për drejtshkrimin” të autorit dhe bashkëpunëtorit tonë, Rami Memushaj. Në të vërtetë, ky vit me të drejtë është shpallur si Vit i Drejtshkrimit, për arsye se do të shënohet në mënyrë institucionale me një varg aktivitetesh të ndryshme kulturore e shkencore. Pa dyshim, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së është zotuar se do të jetë pjesë dhe partner i këtyre aktiviteteve për të dhënë ndihmesën e saj, aq më tepër për arsye se veprimtaria e saj është kryekëput gjuha shqipe dhe zbatimi i saj zyrtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me përcaktimet e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Kjo nënkupton faktin se detyrë dhe imperativ i kësaj agjencie është zbatimi i normës standarde, përkatësisht i drejtshkrimit të saj, duke e bërë çdo ditë gjatë përkthimit dhe lekturimit të akteve, dokumenteve e shkresave të shumta zyrtare. Prandaj, edhe ky libër i Rami Memushajt që vjen në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit është plotësisht në përputhje me punën dhe vokacionin tonë. Në këtë kuptim, ne e ndjejmë këtë si pjesë tonën, duke e konsideruar si një arritje historike e kombëtare, si kujtesë dhe si dëshmi, por edhe si vizion e angazhim i vazhdueshëm. Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksojmë faktin se me anë të drejtshkrimit, ne ndihemi më të bashkuar e më të konsoliduar në aspektin kulturor, arsimor, gjuhësor e kombëtar. Duke folur e shkruar sipas standardit të kësaj gjuhe, ne realisht flasim me një zë të përbashkët, komunikojmë në mënyrë shumë qytetëruese dhe moderne. Pa e zgjatur më shumë, uroj që ky libër të mbetet si një testament gjuhësor për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ne që merremi me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe për të gjitha institucionet arsimore, kulturore e shkencore. Ju faleminderit! Shkup, 7 mars 2022

Vizitë punë Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë
Mar 8, 2022
Pas vizitës së Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë në muajin tetor 2019, sot u realizua vizitë e re nga ana e drejtorit të AZGj-së, Ylber Sela në kuadër të së cilës kishte takim pune me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, z. Nikollçe Babovskin. Në takim drejtori Sela theksoi se është vërejtur ndërprerje në zbatimin e detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, se përveç tabelës dhe vulës, të cilat janë ndërruar, mbeten edhe aktivitete të tjera të cilat duhet të bëhen me qëllim harmonizimin me detyrimet ligjore. Drejtori Sela e përshëndeti gatishmërinë për bashkëpunim të drejtorit Babovski dhe e informoi atë se AZGj-ja është e hapur për bashkëpunim me AUV-në në aspektin e ndihmës profesionale për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, si përkthimin dhe lekturimin e akteve të përgjithshme dhe formularëve, të cilat dalin nga puna vijuese e Agjencisë së Ushqimit dhe e Veterinarisë. Drejtori Babovski theksoi se në institucionin të cilin e udhëheq, mungojnë burime njerëzore për përkthim të dokumenteve zyrtare nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas dhe në këtë drejtim kërkon ndihmë nga AZGj-ja, gjithashtu e falënderoi për qasjen pozitive dhe gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve. Shkup, 8.3.2022

Vendosje e bashkëpunimit me PLP-në Shkup dhe PThP-në Shkup
Mar 8, 2022
Në kuadër të agjendës intensive të punës së sotme, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim edhe në Prokurorinë e Lartë Publike, Shkup dhe me Prokurorinë Themelore Publike, Shkup, ku realizoi takim me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, z. Mustafa Hajrullahi dhe z. Gavril Bubevski. Në takim drejtori Sela theksoi se e rëndësisë parësore është zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e prokurorive publike të të gjitha niveleve dhe që AZGj-ja është e hapur për bashkëpunim, këmbim të mendimeve dhe konsultime profesionale. Njëherësh, theksoi se AZGj-ja përgatit botim që do ta përfshijë përdorimin e gjuhëve, me theks të veçantë sektorin gjyqësor dhe i njëjti planifikohet të promovohet së shpejti. Nga ana tjetër u konstatua se ka gjendje të pavolitshme me ekipimin e burimeve njerëzore për përkthim dhe lekturim të akteve zyrtare dhe në këtë pjesë u dakorduan aktivitete që duhet të merren që të tejkalohet gjendja e këtillë dhe të mundësohet funksionimi i pandërprerë i këtyre dy prokurorive. Shkup, 8.3.2022

Mar 4, 2022
Takim konsultues me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr” Në kuadër të veprimeve mbështetëse që drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizon me drejtues të institucioneve të ndryshme, kësaj radhe u realizua një takim me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Deari. Me këtë rast, Sela dhe Deari diskutuan për çështjet që ndërlidhen me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tyre në institucionin që Deari drejton. Drejtori Sela konfirmoi edhe një herë që dyert e Agjencisë janë të hapura për të gjitha institucionet, e sidomos për të këtilla si Parku Nacional që është në ngritje e sipër. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7943"]

Takim bashkërendues me përfaqësues nga institucionet publike
Mar 3, 2022
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) priti sot të caktuarit e mbi njëqind institucioneve publike të cilët do të merren me promovimin dhe avancimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet bazohet në nenin 19 të këtij ligji që parasheh promovimin dhe ndërmarrjen e masave për avancimin e mëtutjeshëm të tij. Me këtë rast përfaqësuesit e institucioneve patën rastin të dëgjojnë drejtpërdrejt drejtorin e AZGJ-së, Ylber Selën, i cili bëri një prezantim të institucionit përkatës dhe të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Më tej, drejtori dha sqarime konkrete rreth kompetencave ligjore që ka Agjencia dhe mënyrën se si ndihmon institucionet shtetërore në përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare, në shkresat e ndryshme të tyre. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e institucioneve patën rastin të parashtrojnë pyetje të ndryshme rreth dilemave dhe sfidave me të cilat përballen gjatë punës së tyre zyrtare, ndërkaq drejtori u përgjigj për të gjitha këto në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme për të interesuarit. Pjesë e debatit ishin edhe disa aspekte terminologjike me të cilat përballen këta përfaqësues të cilët kanë të marrin përsipër promovimin dhe avancimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Drejtori Sela kërkoi që të gjithë përfaqësuesit, kurdo që hasin në vështirësi të ndryshme, t’i drejtohen AZGJ-së për këshilla të cilat do t’u ndihmojnë të tejkalojnë çdo vështirësi të tyre. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7922,7925,7928,7931,7934"]

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës
Mar 3, 2022
Në suaza të vizitave dhe takimeve me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela e vizitoi edhe Institutin e Mjekësisë së Punës të RMV-së, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Aziz Maksutin. Me këtë rast ata biseduan për përpjekjet dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore. Megjithëse ky institucion mund të merret si shembull i zbatimit të dygjuhësisë, drejtori Aziz Maksuti kërkoi ndihmën e AZGJ-së edhe për përkthimin dhe lekturimin e disa dokumenteve dhe shkresave të tjera të cilat duhet të bëhen në dy gjuhë. Lidhur me këtë, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u zotua se do ta mbështesë në çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e gjuhës shqipe në këtë institucion. Të dy homologët u zotuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin për sa i përket zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7910,7913"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email