Dy gjuhësia së shpejti do të jetë në të gjithë dokumentet dhe formalitetet e tjera të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë
May 19, 2023

Në takimin që patën zëvendësdrejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, Denis Aliti me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliun, ku merrnin pjesë dhe Këshilltarët shtetërorë të AZGj-së, Nebi Bilalli dhe Renata Ballanca-Asani, u pajtuan që AZGj-ja të marrë përsipër përkthimin nga maqedonishtja në shqipe të gjithë dokumentacionin e agjencisë në fjalë.
Aliti tha se, “Duam që Gjuha Shqipe të gjejë zbatim në të gjitha nivelet e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, përfshirë këtu edhe njësitë rajonale, me theks të veçantë te certifikatat”.
Edhe pse vëllimi i punës i AZGj-së është i madh, drejtori premtoi se përkthyesit dhe lektorët, do të punojnë intensivisht për ta përmbushur kërkesën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, në një afat sa më të shkurtë kohor.
You might also like

Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email