Agjencia e Zbatimit të Gjuhës vazhdon trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik
May 4, 2023

Sot në auditorët e AZGj-së vazhdon trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve me këto tema: “Përkthimi i teksteve letrare”, me ligjërues Prof. dr. Berton Sulejmanin dhe “Terminologjia”, me ligjërues nga Prof. dr. Ismet Osmani.
Ashtu si kemi njoftuar edhe më parë, trajnimi për përkthim dhe lekturim të gjuhës shqipe, përfshin përkthyesit dhe lektorët nga të gjitha institucionet; ministritë, ndërmarrjet publike, gjykatat dhe tërë sektori publik.
Edhe në javën e dytë të trajnimit, kandidatët të ndarë në katër grupe, me ç’rast kanë mundësinë të pajisen me njohuri të reja nga profesorët e njohur të gjuhës, ku do t’i lartësojnë njohurit e tyre në gjuhën shqipe.
Njësimi i terminologjisë profesionale në gjuhët shqipe, si edhe ngritja e cilësisë së përdorimit të saj, është njëri nga qëllimet e trajnimit, temë e cila do të trajtohet pikërisht gjatë kësaj jave, për t’u zbatuar në praktikën institucionale. Ndërsa tema e përkthimeve letrare ka të bëjë, me përkthimin dhe lekturimin e teksteve të veçanta nga aspekti kulturor në përgjithësi.
Në fund të gjashtë javëve të trajnimit kuadrot do të pajisen me certifikatë, që do ta profesionalizojnë statusin e tyre si përkthyes dhe lektorë, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email