Zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve – tema e takimit me Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve
Nov 29, 2021
Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së sot e vizitoi drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, z. Fatmir Iseni, i cili u mirëprit nga kolegu i tij, drejtori Ylber Sela.
Tema e bisedës së takimit të punës ishte zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe vështrimi i gjendjes në raport me zbatimin e deritanishëm të saj.
Drejtori Sela u njoh me vijimin e përgatitjeve të Inspektoratit në pjesën e licencimit të inspektorëve, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje dhe monitorim inspektues lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në nivel institucional, njëkohësisht i ofroi edhe mbështetje drejtorit Iseni në pjesën e fillimit të aktiviteteve në terren për përcaktimin e gjendjes faktike lidhur me zbatimin e tërësishëm dhe konsekuent të aktvendimit ligjor, nëpërmjet zbatimit joselektiv të instrumenteve të mbikëqyrjes inspektuese.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve është në një nivel të lartë dhe se interesi i përbashkët është sigurimi i mundësive të njëjta të qytetarëve gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, me respektimin e ligjit në aspektin e realizimit të përpjekjeve qeveritare për krijimin e një shoqërie për të gjithë qytetarët.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7206,7209"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email