Vizitë pune në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Jun 13, 2022
Delegacioni i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela, realizoi vizitë pune në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takua me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Sait Saiti.
Me këtë rast u rikonfirmua interesimi i Agjencisë për bashkëpunim me Kryqin e Kuq, si organizatë e pavarur, joqeveritare, vullnetare humanitare, që kryen veprimtari me interes publik në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, duke u bazuar në parimet e humanizmit dhe solidaritetit.
Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për punën e deritanishme dhe aktivitetet e planifikuara të Agjencisë, në interes të përdorimit të drejtë dhe të përpiktë të gjuhës shqipe, në nivel institucional dhe lokal, në pajtim me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm Saiti e njohu bashkëbiseduesin me mënyrën e funksionimit të organizatës dhe përdorimin e gjuhës shqipe në punën e saj, e cila është model i mirë për funksionimin e një organizate joqeveritare, si dhe falënderoi përfaqësuesit e Agjencisë për vizitën e tyre duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të nismave të përbashkëta.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8728"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email