Vizitë pune e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Shkodër dhe Tiranë, Shqipëri

May 6, 2020

Vizitë pune e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Shkodër dhe Tiranë, Shqipëri
[wp-embedder-pack width="100%" height="400px" download="all" download-text="" attachment_id="3938" /]

You might also like

News

Vizitë e suksesshme e drejtorit Sela në Grac të Austrisë

Më 25.5.2022, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së kishte një vizitë pune në Grac të Austrisë. Takimi i parë i punës ishte me drejtuesit e Qendrës Europiane për Gjuhët Moderne,e cila është pjesë e Këshillit të Europës. Takimi i punës u zhvillua me drejtoreshën Sara Breslin, si dhe me udhëheqësin e administratës së kësaj qendre, Majkëll Armstrong. Drejtori Sela në hollësi e prezantoi historikun dhe veprimtarinë e Agjencisë, foli për mundësitë e bashkëpunimit, po ashtu theksoi nevojën për të mësuar nga përvojat e kësaj qendre dhe standardeve perëndimore. Drejtuesit e kësaj qendre të rëndësishme u shprehën të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre dhe përvojën shumëvjeçare në fushën e shumëgjuhësisë. Gjatë takimit u fol edhe për modelet e suksesshme të shumëgjuhësisë në Europë, mundësitë e mbështetjes së përdorimit të dygjuhësisë dhe shumëgjuhësisë, mënyrat më efikase për vetëdijesimin qytetar, si dhe për përparësitë që ofron shumëgjuhësia në përgjithësi, cilësi këto që janë tepër të dobishme për veprimtarinë e Agjencisë në shërbim të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Poashtu u diskutuan edhe mundësitë e projekteve hulumtuese, si dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional. Kjo qendër u shpreh e gatshme të mbështesë Agjencinë në misionin e saj, duke filluar me këshillimin, si dhe trajnimin e bashkëpunëtorëve të saj. Takimi i dytë i punës ishte me drejtoreshën e Qendrës për Gjuhë, Plurilingualizëm dhe Didaktikë në Universitetin e Gracit, Dr. Daniela Unger-Ullman. Drejtoresha e kësaj qendre bëri një prezantim të punës së vet tepër të suksesshme, përvojë nga e cila mund të mësojmë edhe ne. Me atë u bisedua poashtu për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në fushë të zhvillimit të politikave gjuhësore, dokumentimin е gjuhës, si dhe rritjes së standardit të mësimit dhe mësimdhënies së gjuhëve. Edhe drejtoresha Daniela Unger-Ullman u shpreh e gatshme ta kultivojë bashkëpunimin me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhëve, si dhe ta vizitojë atë në një të ardhme të afërt. Shoqërues të drejtorit prof. dr. Ylber Sela në këtë udhëtim studimor ishin prof. dr. Izer Maksuti dhe Dardan Emini. Shkup, 27.5.2022  

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk