Vizitë e drejtorit Ylber Sela në Galerinë Nacionale
Dec 2, 2019
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij sot e vizitoi Galerinë Nacionale “Stacioni i Vogël” në Shkup, ku u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, Dita Starova-Qerimi. Në këtë takim u fol për procesin e zbatimit të dygjuhësisë.
Meqë tanimë në tërësi ka përfunduar faza e parë e zbatimit të dygjuhësisë në këtë galeri, dy homologët në fjalë biseduan kryesisht për fazën e dytë, e cila do të fillojë të zbatohet prej muajit janar të vitit të ardhshëm. Me këtë rast drejtoresha Dita Starova-Qerimi foli konkretisht për përgatitjet që po bën lidhur me jetësimin e fazës së dytë në praktikë, për angazhimin e kuadrit të përkthyesve dhe lektorëve, për mjetet e nevojshme që duhet të ndahen lidhur me përkthimin e katalogëve dhe botimeve të tjera në gjuhën shqipe etj.
Po ashtu, nga ana tjetër edhe drejtori Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket punës që po bën ajo në këtë institucion, konkretisht në fushën e përkthimit dhe korrigjimit të teksteve për nevojat e Galerisë Nacionale.
Në fund, drejtori Ylber Sela e përgëzoi homologen e tij për punën e suksesshme që po bën në Galerinë Nacionale gjë që u vërejt edhe sot në zbatimin e dygjuhësisë së plotë në këtë institucion, që nga tabelat në hyrje, logoja, vulat e deri te aktet, shkresat e udhëzimet e ndryshme brenda galerisë.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2840,2837,2834,2831,2828"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email