Viti 2021 – vit shumë i frytshëm për AZGJ-në
Dec 31, 2021
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së po e mbyll vitin 2021 me suksese të shumta, duke e përmbushur plotësisht detyrimin dhe misionin e saj. Në radhë të parë, ajo në mënyrë të pakursyer i ka ndihmuar institucionet shtetërore në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe, duke përkthyer e lekturuar dokumentet, formularët dhe shkresat zyrtare për nevojat e tyre.
Krahas kësaj, ky vit për AZGJ-në ka qenë shumë i frytshëm edhe me aktivitete të tjera siç janë: konferenca shkencore, seminare, trajnimi i përkthyese dhe i lektorëve, botimi i studimit “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”, nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit, pjesëmarrja në takime dhe konferenca për gjuhën shqipe dhe, në fund, përpilimi dhe publikimi i fjalorit terminologjik kontekstual interpretues VERBIS (www.verbis.gov.mk).
Pa dyshim, AZGJ-ja ka paraparë edhe shumë aktivitete të tjera gjatë vitit 2022, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin, kultivimin dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Duke e përmbyllur këtë vit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së ju uron një vit të ri sa më të mbarë, me plot shëndet e mirëqenie!
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7509,7506,7503,7500"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email