Veprimtari Vaxhid Sejdiu vizitoi AZGj-në
Aug 10, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) qëndroi Vaxhid Sejdiu, veprimtar i arsimit shqip në Zvicër, i cili u prit nga drejtori Ylber Sela.
Si kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë dhe koordinator i “Shkollës shqipe” në Zvicër ai është njëri ndër aktivistët më të mëdhenj të hapjes së shkollave shqipe në Zvicër.
Duke e vlerësuar lart punën e tij arsimore e kombëtare, Sejdiu e Sela biseduan për kontributin që jep mërgata jonë edhe për proceset dhe zhvillimet për avancimin dhe barazinë politike, ekonomike, kulturore etj., të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Drejtori Sela e njoftoi edhe rreth themelimit, punës, dhe aktiviteteve të Agjencisë, për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për sfidat e zbatueshmërisë së dygjuhësisë në shtet.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email