Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe UT-së
Sep 26, 2023

Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Këshilltarin shtetëror të përkthimit dhe kabinetin, me ftesë të dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Prof. dr. Berton Sulejmanit, u takuan me Prorektorin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Prof. dr. Salajdin Saliun dhe Prof. dr. Izmit Durmishin.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Berton Sulejmani, me këtë rast e njoftoi drejtorin për akreditimin e programit të ri studimor në UT, Redaktim gjuhësor, në ciklin e dytë të studimeve, një mundësi më shumë kjo, për të gjithë të interesuarit për t’u specializuar në fushën e redaktimit gjuhësor.
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliu, shprehu mirënjohjen e tij për punën fisnike që po e bën Universiteti i Tetovës, konkretisht Fakulteti i Filologjisë, duke theksuar se ky program i ri studimor në fushën e Redaktimit gjuhësor, do t’i zbusë mangësitë gjuhësore nëpër institucione, në mungesë të lektorëve të specializuar. Drejtori Musliu shfaqi gatishmëri për të mirëpritur në AZGj, për punë praktike, të gjithë studentët e këtij programi studimor, duke marrë parasysh faktin se AZGj-ja më herët ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës.
You might also like

Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email