Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, do të organizojnë akademi solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit.

Nov 19, 2025

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, do të organizojnë akademi solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, do të organizojnë akademi solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit.

Aktiviteti do të mbahet nesër, më 20 nëntor 2025, në hapësirat e Universitetit (Rr. 1669 nr. 11A, Shkup, përballë Ambasadës Amerikane, në Auditorin 107), me fillim në ora 12:00.

Në program parashihen fjalime solemne nga përfaqësues të Universitetit “Nënë Tereza”, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Muzeut të Alfabetit në Manastir, si dhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në RMV. Referatin solemn do ta paraqesë Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk